Protesta- Berisha: U bëj thirrje demokratëve dhe mbarë qytetarëve që t’u bashkohen
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje demokratëve dhe qytetarëve që t’i bashkohen protestës së studentëve, duke e cilësuar atë si një moment historik.
Në një deklaratë për mediat, Berisha pretendoi se mijëra studentë dhe qytetarë janë mbledhur në Rrugën e Durrësit, ndërsa shprehu shqetësimin për gjendjen e protestuesve të lënduar gjatë përplasjeve të një dite më parë.
“Narkoregjimi mbylli me hekura dyert e gjimnazit Ismail Qemali, por në Shkodër e Tiranë, në shkolla të tjera nxënësit braktisën bankat dhe janë nisur drejtë protestës. Sot dhjetëra mijëra studentë dhe qytetarë në mbështetje të tyre e avancuan nga ora 2 në ora 10 të mëngjesit, kanë mbushur Rrugën e Durrësit dhe po qëndrojnë me një vendosmëri epike.
Janë në spitale disa demonstrues që kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale. Njëlloj sikur të ishin kafshë të egra, i thyen këmbën protestuesit të rrëzuar përdhe, thyerje e cila, mënyra se si e transportuan si kafshë, mund t’i kushtonte jetën se në rast se arteria e asaj zone do çahej nga kockat, ata asnjë lloj ndihme nuk mund t’i jepnin”, tha Berisha.
Kreu i PD-së deklaroi se partia që ai drejton do të vijojë të mbështesë protestën studentore.
“PD ka mbështetur me të gjithë potencialin e saj, dhe do mbështesë me të gjithë potencialin e saj protestën studentore. Ndaj dhe jam këtu për t’u bërë thirrje demokratëve dhe mbarë qytetarëve të lënë çdo gjë dhe të bashkohen në këto momente historike për të mbrojtur dhe mbështetur fuqimisht studentët dhe protestën e tyre”, deklaroi Berisha.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.