☁️
Tiranë 14°C · Vranët 27 Nëntor 2026
S&P 500 7,267 ▲1.18%
DOW 50,664 ▲0.96%
NASDAQ 23,973 ▲1.64%
NAFTA 83.45 ▼0.27%
ARI 3,655 ▲2.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625 EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625
₿ CRYPTO
BTC $60,055 ▼ -1.02% ETH $1,673 ▼ -1.14% XRP $0.9500 ▼ -0.12% SOL $72.2600 ▲ +1.66%
S&P 500 7,267 ▲1.18 % DOW 50,664 ▲0.96 % NASDAQ 23,973 ▲1.64 % NAFTA 83.45 ▼0.27 % ARI 3,655 ▲2.54 % S&P 500 7,267 ▲1.18 % DOW 50,664 ▲0.96 % NASDAQ 23,973 ▲1.64 % NAFTA 83.45 ▼0.27 % ARI 3,655 ▲2.54 %
EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625 EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625
27 Nën 2026
Breaking
Kronika

Protesta e 28 Nëntorit në Tiranë, 2 mijë policë në terren, kontrolle të imtësishme në kufij

Rreth 2 mijë efektivë policie do të angazhohen nesër në Tiranë për mbarëvajtjen e protestës së studentëve, e cila nis në orën 10:00 përpara Ministrisë së Arsimit dhe pritet të zhvendoset drejt Kryeministrisë.

Lidhur me protestën e nesërme, drejtori i Përgjithshëm I Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka zhvilluar një mbledhje me drejtuesit dhe vartësit e tij, ku ka dhënë dhe porositë tij për mbarëvjatjen e rendit dhe të sigurisë gjatë protestës duke hartuar një plan masash. Ndër të tjera Hita ka kërkuar që efektivët e policisë të ruajnë qetësinë dhe të mos provokohen nga protestuesit dhe të zbatojnë vetëm ligjin.

Gazetari Igli Çelmeta raportoi për ditarin e Padites me Pandi Gjatën në A2 CNN se policia ka marrë masa për çdo skenar të mundshëm, ndërsa kontrolle të imtësishme do të kryhen edhe në pikat kufitare, për të verifikuar personat që do të hyjnë në Shqipëri nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Sipas burimeve policore, synohet të identifikohen persona që kanë bërë thirrje për dhunë dhe që mund të përbëjnë rrezik për rendin publik.

“Burime bëjnë me dije nga njësia antiterrorit dhe nga policia kufitare që do të kryhen kontrolle të imtësishme në kufij për persona të cilëve, nuk i lejohet të futen brenda territorit shqiptar për persona të cilët kanë bërë thirrje ekstremiste për dhunë në territorin shqiptar gjatë protestave. Pasi është përfolur që mund të ketë grupe, të cilët mund të vijnë nga Maqedonia e Veriut apo nga Kosova në mbështetje të protestës dhe për këtë arsye Policia e Shtetit dhe njësia antiterrorit dhe policia kufitare do zhvillojnë kontrolle të imtësishme të personave të cilët ditën e nesërme do hyjnë në territorin shqiptar nëpërmjet kufirit”, raportoi gazetari i A2 CNN.

Në gatishmëri do të jenë edhe forcat e FNSH-së, Shqiponjat dhe policia rrugore. Institucionet që do të sigurohen përfshijnë Ministrinë e Arsimit, Kryeministrinë, Parlamentin dhe selinë e Partisë Socialiste.

Sipas gazetarit, qarkullimi rrugor do të kufizohet në varësi të itinerarit të protestuesve, ndërsa policia do të nisë angazhimin në terren që prej orës 07:00 të mëngjesit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.