Deputeti Erald Kapri në SPAK/ SPAK nisi hetim për dhunën policore dhe rolin e Hitajt në protesta
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, u paraqit këtë të premte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Pasi qëndroi më shumë se gjysmë ore brenda prokurorisë, ai deklaroi se paraqitja lidhej me kallëzimin penal që ka depozituar më herët ndaj drejtorit të Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, si dhe ndaj titullarëve të tjerë të rendit.
“Prokuroria e Posaçme ka nisur një hetim për dhunën policore dhe për rolin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë në lidhje me dhunën barbare që, sipas pretendimeve, është ushtruar gjatë protestës. Fakti që Prokuroria e Posaçme ka nisur një hetim ndaj drejtuesit më të lartë të Policisë për dhunë policore është një lajm shumë i mirë për drejtësinë, por edhe për protestuesit. Ne kemi kallëzuar drejtorin e Përgjithshëm të Policisë si personin përgjegjës, pasi ai është kreu i institucionit që ushtron detyrën dhe jep urdhrat për mënyrën e veprimit dhe sjelljen e forcave të policisë”, tha Kapri.
Kapri kallëzoi në Prokurorinë e Posaçme, rreth një muaj më parë, Skënder Hitajn, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, si dhe efektivë e persona të tjerë në strukturat e Policisë që, sipas tij, kanë urdhëruar ose ushtruar dhunë ndaj protestuesve studentë.
Deputeti pretendon gjithashtu se edhe ai vetë është sulmuar me spraj irritues nga një person civil i maskuar, pranë forcave të policisë.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.