☁️
Tiranë 11°C · Vranët 29 Nëntor 2026
S&P 500 7,297 ▲1.6%
DOW 50,775 ▲1.18%
NASDAQ 24,130 ▲2.31%
NAFTA 83.08 ▼0.72%
ARI 3,669 ▲2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
₿ CRYPTO
BTC $58,641 ▼ -1.51% ETH $1,621 ▼ -1.78% XRP $0.9198 ▼ -2.23% SOL $69.7100 ▼ -1.68%
S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 % S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 %
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
29 Nën 2026
Breaking
Opinion

Protesta e ashtuquajtur “kombëtare” dhe ndotja e një dite të shenjtë

Nga Bajram Peçi

Shpërthimi antishqiptar kulmoi më 28 Nëntor, që me ligj është festë kombëtare. Bashkitë në të tillën ditë, gjatë 114 vjetëve, kanë hijeshuar qytetet si për festë, populli zgjedh si të festojë, familjet u krijojnë sa mundin mundësinë fëmijëve që të argëtojnë dhe të ndjejnë kënaqësinë e kësaj dite. Edhe gjatë pushtimit Italian dhe gjerman kjo ditë është lejuar për t’u festuar.

Por, çfarë ndodhi në të vërtetë?

Tirana e zymtë, e terrorizuar, e dhunuar, u mbyll ndër shtëpia. Kombëtarja e ekipit të banditëve të zengërdecit dhe gjinërave, “qytetarëve” të Paskuqanit dhe Bathores, kishin zgjedhur me urdhër të mallkimit shqiptar këtë ditë për të “luajtur” luftash, prej orës 10 e deri tej orës 20, kundër kombëtares së policisë shqiptare. Të dy ekipet janë veshur kuq e zi, me flamurin kombëtar. Një ekip lufton për të sjellë Nëntorin e Tretë, idem siç në Serbi studentët sollën në pushtet adhuruesit e Millosheviçit; tjetri ekip, me mburoja policore të veshura me flamur kombëtar, është i mobilizuar të ruajë Nëntorin e Dytë, së bashku me karrocën e Edit.

Ekipi kapuçëve të zinj, barbarëve berishjanë, i përgatitur edhe më shumë fizikisht prej 6 muaj ditë protesta për të marrë pushtetin, u ka bërë disa ndryshime teknike të efektshme shkopinjve të flamurëve. Majat e tyre i ka stisur me majë shpuese. njëlloj si heshtat e kohortave maqedonase kur luftonin kundër persëve. Të tilla do ishin të efektshme kur t’u nguleshin policëve në parzmoret dhe gjoks, çka, mesa dimë, deri tani ska ndodhur? Nuk ka munguar edhe pamja e një polici në flakë, kur bomba molotov ju përplas në trup.

Ndërkohë mësohet se ndonja dhjetra gazetarucë kanë rendur në urgjencë ku ndodhet shtrirë një protestues me sy të mavijosur. Gazetarë, prokurorë e avokat i popullit i kërkojnë të dinë kush e qëlloi? I ngrati po u thotë se ndërsa po thyente xhamat e Bankës Kombëtare dhe kish marrë nishan mbi bazorelievein me qeramikë artistike të brendisë së hollit të bankës, kish ndjerë dhimbje dhe ishte larguar me vrap. Nuk arriti të shohi gjë, por gjen forca të këshillojë organet e hetimit që të sekuestrojnë kamerat dhe ta gjejnë policin e krimit. Ëndrra për një polic të djegur apo (më mirë akoma), një protestues i vdekur, nuk u shijua edhe te kjo ditë proteste “Kombëtare”.

Me gjasa, atij monumentit të 100 Vjetorit të Pavarësisë, që hijeshonte Parkun e Rinisë, po i shkulin pllakzat e fundit, si përdhosje të merituar në shenjë hakmarrje se pse Edi Rama nuk u dorëzon “shefave” pushtetin në tavolinë? Në qoftë se ambicja për pushtet, duke luftuar kundër policisë, mureve dhe dyerve të institucioneve, ka bërë ndonjerin të lumtur atëhere me siguri ai është budalla?

Te njeriu me edukatë të keqe, nxitja prej palaçollëkut të kryetarit të klanit fisnor për të ndotur ditën e shenjtë kombëtare, simbolet e saj, ndodh se sundon arroganca dhe injoranca. Kohë më parë, kur thyen xhamat e Muzeut Kombëtar, kryetari i klanit, për t’í marrë në mbrojtje u tha mediave se ata që kryen aktin (dhjetra, në mos qindra të tillë) nuk e dinin çfarë ishte ajo ndërtesë!??? Të njejtën gjë bëri dhe në mbrëmjen e datës 28 nëntor. Të gjithë kapuçonët e maskuar, pasi kishin derdhur zemërimin me bomba Molotov mbi policinë dhe dhe mjetet e saj, për t’u mbrojtur u strehuan te selia e Partisë demokratike. Partia e tyre i mori në mbrojtje. Ata i mbron Saliu, por jo më pak dhe ligji me përfaqësuesit e sistemit, prokuror e gjyqtarë.

Qelbësirat e politikës ua rrëmbyen dje kohën dhe festën qytetarëve. Ishte e do mbetet rrëmbimi më i turpshëm, pjellë e mëndjeve me shëndet mendor të dëmtuar rëndë. Ka ca gjëra që nuk i fshin dot koha, kujtesa për të, ju siguroj se do përtërihet çdo datë zgjedhjesh!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.