Protesta e të rinjve në Korçë, djegin koshat dhe bllokojnë rrugët! Dy të shoqëruar (VIDEO)
Për rreth dy orë studente dhe gjimnaziste nga qyteti i Korçës janë duke protestuar në rrugë dhe institucionet.
Të rinjtë kanë thyer dhe shkatërruar hollin e gjimnazit “Raqi Qirixhi”, xhamat e drejtorisë arsimore dhe gjithë sinjalistiken e qytetit. Ata gjithashtu kanë djegur koshat e mbeturinave.
Te rinjtë kanë bllokuar rrugët kryesore teksa marshojnë ndërsa aktualisht kanë bllokuar rrugën e teatrit.
Janë shoqëruar dy persona deri më tani, ndërsa njëri prej të rinjve ka sulmuar edhe drejtorin e policisë së Korçës, Vilson Bala.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.