“Protesta është misioni i çlirimit të këtij kombi”, Berisha: Rama ka djegur ëndrrat e 720 mijë të rinjve
Sali Berisha tha në një deklaratë për mediat nga SPAK, ku shkoi për masën detyrim paraqitjeje, se PD do të vazhdojë të mbështesë revoltën e të rinjve deri të fitoren e saj dhe largimin e Edi Ramës.
Berisha u shpreh se Rama është njeriu që ka djegur ëndrrat e 720 mijë të rinjve të cilët janë detyruar të marrin rrugët e botës për shkak të keqqeverisjes.
“Revolta është shpëtimi i Shqipërisë, po në këtë mes ky institucion kushtetues (SPAK) mund të kishte luajtur një rol të rëndësishëm por është shndërruar në organizatë partie. Ka gëzuar mbështetjen më të madhe ndërkombëtarë, por ishin dhe mbeten një organizatë e shpifur e PS. Zjarrvënësi më i madh në historinë e kombit është Edi Rama, është ai që ka djegur ëndrrat e 720 mijë të rinjve shqiptarë të cilët ëndrrën më të bukur të tyre për të lumturuar familjen e morën rrugëve të botës. Protesta, revolta është misioni i çlirimit të këtij kombi ndaj vlerësoni duke bërë krahasimet. Ai është përgjegjësi i kësaj katastrofe ndaj PD mbështet me të gjithë forcën këtë revoltë deri në fitoren e saj”, tha Berisha.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.