“Protesta instrument demokratik, por jo dhuna”- Ish-zv/kryeministri i Kosovës: Shqipëria të mos kthehet në ‘poligon’
Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, tha në Ballkan Update se Shqipëria duhet të reflektojë për zhvillimet politike dhe të mos lejojë që protestat e dhunshme të cenojnë sigurinë dhe stabilitetin e vendit.
Abazi theksoi se protesta është një instrument demokratik, por dhuna nuk mund të jetë pjesë e saj. Sipas tij, në situata kaosi krijohen mundësi për ndërhyrje nga aktorë të ndryshëm, ndërsa paralajmëroi se ka interesa që Shqipëria të mbetet në tranzicion dhe në krizë.
“Të gjithë duhet të jemi të realizuar që të realizohet objektivi i të qenurit pjesë e familjes europiane. Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe çfarëdo lloj cenimi i sigurisë nuk do të jetë vetëm problem i Shqipërisë. Protesta është instrument demokratik, por jo dhuna. Në këtë nivel kaosi u jepet mundësia të gjithëve për të penetruar në situata të tilla. Jo pak janë ata që e duan Shqipërinë në tranzicion dhe në krizë. Tani Shqipëria është në fazën e 2007-ës, me idenë që të ngadalësohet dhe të krijohet një tranzicion i ri. Ka arsye të shumta që Shqipëria të reflektojë. Pjekuria jonë politike duhet kuptuar që dialogu politik është faza e fundit e çfarëdo lloj përplasjeje. Nuk duhet të lejojmë që territoret shqiptare të jenë poligon i ambicieve të sëmura të vendeve fqinje. Qoftë kjo Antifa apo ndonjë element tjetër i konsoliduar. Proceset politike janë shumë të rëndësishme.”



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.