☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 23 Tetor 2026
S&P 500 7,634 ▼0.38%
DOW 52,274 ▼1.12%
NASDAQ 26,012 ▲0.01%
NAFTA 102.99 ▲3.54%
ARI 4,011 ▼1.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
₿ CRYPTO
BTC $81,540 ▲ +0.57% ETH $2,406 ▲ +1.23% XRP $1.3095 ▲ +0.38% SOL $104.2900 ▲ +0.81%
S&P 500 7,634 ▼0.38 % DOW 52,274 ▼1.12 % NASDAQ 26,012 ▲0.01 % NAFTA 102.99 ▲3.54 % ARI 4,011 ▼1.23 % S&P 500 7,634 ▼0.38 % DOW 52,274 ▼1.12 % NASDAQ 26,012 ▲0.01 % NAFTA 102.99 ▲3.54 % ARI 4,011 ▼1.23 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
23 Tet 2026
Breaking
Politika

“Masa shtesë për ta parandaluar”- Ministri Demo mesazh nga Italia: Liria e protestës është e drejtë kushtetuese, por d

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, nga San Patrignano e Italisë, ku po merr pjesë në Takimin Ndërkombëtar të Nivelit të Lartë për Parandalimin e Varësive dhe Rehabilitimin, zhvilloi diskutime me homologë evropianë, përfshirë përfaqësues nga Italia dhe Franca, mbi forcimin e sigurisë publike dhe parandalimin e dhunës.

Në fokus të bisedimeve ishte edhe nevoja për masa konkrete për mbrojtjen e qytetarëve, institucioneve dhe pronës publike e private, duke u mbështetur në përvojat dhe praktikat e vendeve të Bashkimit Evropian.

Në deklaratën për media pas takimeve, ministri Demo theksoi se garantimi i së drejtës kushtetuese për të protestuar duhet të shoqërohet me masa të vendosura për parandalimin e dhunës dhe ruajtjen e rendit e sigurisë publike.

Deklarata e plotë e ministrit të Punëve të Brendshme, Ervin Demo:

“Sot këtu në San Patrignano, pata mundësi të takohem e të diskutoj me homologë nga vende të ndryshme të Bashkimit Europian, përfshirë Italinë dhe Francën. Natyrisht, një nga temat e diskutimit ishte edhe siguria publike, veçanërisht në kontekstin e protestave të dhunshme dhe sulmeve ndaj institucioneve dhe pronës publike apo private.

Zhvillimet e fundit në Shqipëri kanë nxjerrë në pah nevojën për të ndërmarrë hapa konkretë për forcimin e sigurisë publike dhe parandalimin e dhunës dhe mbrojtjen e qytetarëve dhe pronës. Italia ka ndërmarrë masa konkrete në këtë drejtim, ashtu si dhe vendet e tjera të Bashkimit Europian. Ne po i shqyrtojmë me vëmendje këto përvoja për të forcuar instrumentat ligjorë dhe kapacitetet tona institucionale.

Dua të jem shumë i qartë për një gjë: E drejta për të protestuar është një e drejtë kushtetuese dhe ne jemi plotësisht të vendosur ta garantojmë dhe ta mbrojmë. Por e drejta për të protestuar nuk është e drejtë për të ushtruar dhunë, për të sulmuar punonjësit e Policisë, apo për të shkatërruar pronën publike, si dhe atë private.

Ne do të garantojmë lirinë e protestës, por njëkohësisht do të marrim të gjitha masat e nevojshme, në përputhje me ligjin, për të garantuar rendin dhe sigurinë e çdo qytetari në të gjithë territorin e Shqipërisë, sepse mbrojtja e të drejtës për të protestuar dhe mbrojtja e sigurisë publike janë dy detyrime që duhet të ecin së bashku.

Prandaj, sot ne këtu diskutuam me shumë prej partnerëve tanë se kush janë hapat konkretë që mund të merren edhe në vazhdën e bashkëpunimeve institucionale për të garantuar një siguri publike më të fortë dhe më të prekshme për të gjithë qytetarët”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.