Protesta në Prishtinë, protestuesit ndezin zjarre për t’u ngrohur
Një grup protestuesish gjatë marshimit të tyre sonte kanë ndezur zjarre për t’u ngrohur në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.
Protesta e katërt radhazi në kryeqytet, e cila ka nisur rreth orës 17:00, po vazhdon teksa protestuesit janë shprehur për vazhdimin e tyre edhe në ditët në vijim, pas rastit tragjik të Arlinda Zekajt në Vitormiricë të Pejës të dielën e kaluar.
Protesta të ngjashme ka pasur ditëve të kaluara edhe në qytete të tjera, si në Ferizaj, Pejë e Mitrovicë.
Ndërkohë që lidhur me rastin e Arlinda Zekajt janë suspenduar 11 zyrtarë policorë, kryeprokurori dhe prokurorja në Pejë, teksa dorëheqje ka dhënë drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.