☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.88 ▲0.77%
ARI 4,203 ▼1.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,554 ▼ -1.95% ETH $1,632 ▼ -2.11% XRP $1.1212 ▼ -2.83% SOL $64.6300 ▼ -1.78%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Kronika

Protesta/ Ngrihet grupi hetimor: Policia shoqëron 20 persona, mes tyre Florenc Hoxha

Shoqërohet në polici ish-drejtori i policisë bashkiake, Florenc Hoxha.

Mësohet se Hoxha po hetohet lidhur me protestën e sotme të opozitës para Kryeministrisë. Ai rezulton të jetë fotografuar nga shërbimet e policisë në protestë.

Mësohet se Hoxha ndodhej në shtëpinë e tij kur policia i ka shkuar për kontroll, e më pas e kanë shoqëruar në komisariat. Nga pamjet filmike, siç mësohet Hoxha rezulton të jetë mes personave që dëmtoi kërpudhën. Ai po ashtu ka nxitur protestuesit e tjerë të mësynë drejt Kryeministrisë.

Bëhet me dije gjithashtu se pas përfundimit të protestës u ngrit një grup hetimor që po merret me identifikimin e personave që kryen akte të dhunshme gjatë protestës, duke dhunuar pronën publike. Deri më tani raportohet për 20 persona të shoqëruar.

Në ditët në vijim policia thotë se do kryejë të tjera shoqërime.

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë kreun e Inspektoratit Ndërtimor në Bashkinë e Tiranës, Florenc Hoxha, pasi akuzohet se ka dhunuar dy persona.

Siç thuhet në njoftimin e Policisë, “është vënë në pranga Florenc Hoxha, 40 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë kryetar i Inspektoriatit Ndërtimor në Bashkinë e Tiranës, sepse më datë 09.05.2015, në rrugën ‘’Ali Demi”, ka kanosur se do t’u prishte lokalin dhe ka goditur me grushta dhe shkelma shtetasit K.K, 35 vjeç, banues në Tiranë dhe E.K, 37 vjeç, banues në Tiranë”.

Ndërsa në vitin 2014, kreu i Inspektoratit Ndërtimor të Tiranës, Florenc Hoxha, është përfshirë në një përleshje, ku ka mbetur vetë i plagosur. Ngjarja ndodhi më 14 nëntor 2014 në ambientet e një lokali në Priskë, Farkë të Tiranës, kur Hoxha u qëllua me thikë nga një person, që ndodhej në një tavolinë tjetër. Plagosja u regjistrua në lokalin që ndodhej rreth 200 metra pranë banesës së Hoxhës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.