Protesta para Kryeministrisë, policia nis shoqërimin e disa protestuesve mes thirrjeve “Policia e krimit”
Ndërsa protesta para Kryeministrisë vijonte paqësisht, efektivët e policisë nisën shoqërimin e disa protestuesve, mes kundërshtimit dhe thirrjeve të qytetarëve të pranishëm.
Sot, ndërsa protesta para Kryeministrisë në Tiranë vijonte paqësisht, efektivët e Policisë së Shtetit nisën shoqërimin e disa prej protestuesve, siç njofton BalkanWeb.
Ndërhyrja e uniformave blu u kundërshtua nga qytetarët e pranishëm, të cilët reaguan me thirrjet “Policia e krimit!”.
Një ditë më parë, më 14 nëntor, studentët dhe qytetarët zhvilluan protestën kombëtare që nisi rreth orës 14:00 para Ministrisë së Arsimit dhe vijoi me marshim në disa rrugë të kryeqytetit, deri para Kryeministrisë.
Gjatë marshimit pati incidente, përfshirë hedhje gurësh pranë godinës së Kryesisë së Kuvendit, ku policia ndërhyri dhe shoqëroi disa pjesëmarrës.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.