☁️
Tiranë 18°C · Vranët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,666 ▲0.55%
DOW 52,502 ▲0.55%
NASDAQ 26,069 ▲0.44%
NAFTA 101.64 ▼1.58%
ARI 4,009 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,011 ▼ -0.43% ETH $2,315 ▼ -0.8% XRP $1.2934 ▼ -0.15% SOL $101.4600 ▲ +0.7%
S&P 500 7,666 ▲0.55 % DOW 52,502 ▲0.55 % NASDAQ 26,069 ▲0.44 % NAFTA 101.64 ▼1.58 % ARI 4,009 ▲0.04 % S&P 500 7,666 ▲0.55 % DOW 52,502 ▲0.55 % NASDAQ 26,069 ▲0.44 % NAFTA 101.64 ▼1.58 % ARI 4,009 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Politika

Protesta para Parlamentit, Koçiu: Dhuna e papranueshme, një grup njerëzish s’mund të marrin peng jetën publike

Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka reaguar pas incidentit të ndodhur gjatë protestës përpara Kuvendit, duke e cilësuar dhunën verbale dhe fizike ndaj efektivëve si të papranueshme dhe jashtë çdo kornize demokratike.

Sipas Koçiut, sjellje të tilla agresive dëmtojnë vetë thelbin e protestës dhe nuk përfaqësojnë qytetarët që synojnë të shprehin pakënaqësinë në mënyrë paqësore.

Ajo theksoi se përpjekjet për destabilizim dhe krijim kaosi, të nxitura sipas saj nga një grup i vogël personash me agjenda politike, nuk do të kenë asnjë ndikim në jetën publike dhe politike të vendit.

“Dhuna verbale dhe fizike e shfaqur sot jashtë Kuvendit është e papranueshme dhe jashtë çdo kornize demokratike. Sjellje të tilla agresive nuk i bëjnë nder as protestës dhe as kujtdo që pretendon të përfaqësojë qytetarët e këtij vendi.

Skenarët për destabilizim dhe kaos, të orkestruar nga një grup i vogël njerëzish që i vendosin agjendat e tyre politike mbi interesin e vendit, nuk mund dhe nuk do ta marrin kurrë peng jetën publike dhe politike të Shqipërisë”, shkruan Koçiu.

Koçiu u shpreh se këto tentativa do të dështojnë, duke nënvizuar se qytetarët shqiptarë zgjedhin rrugën e zhvillimit dhe integrimit në Bashkimin Europian.

“Këto tentativa do të dështojnë gjithmonë, ashtu siç kanë dështuar edhe në të kaluarën, duke u lënë njollën e turpit dhunuesve dhe braktisjen e qytetarëve, të cilët sot, më shumë se kurrë, zgjedhin rrugën e zhvillimit dhe të anëtarësimit në Bashkimin Europian”, shkruan ajo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.