🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,670 ▼1.13%
DOW 52,661 ▼0.37%
NASDAQ 26,187 ▼1.93%
NAFTA 99.03 ▲1.94%
ARI 4,067 ▼2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,740 ▼ -2.78% ETH $2,408 ▼ -2.94% XRP $1.3243 ▼ -3.5% SOL $104.8700 ▼ -2.05%
S&P 500 7,670 ▼1.13 % DOW 52,661 ▼0.37 % NASDAQ 26,187 ▼1.93 % NAFTA 99.03 ▲1.94 % ARI 4,067 ▼2 % S&P 500 7,670 ▼1.13 % DOW 52,661 ▼0.37 % NASDAQ 26,187 ▼1.93 % NAFTA 99.03 ▲1.94 % ARI 4,067 ▼2 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Politika

Protesta përpara Kryeministrisë, Mërtiri: Goditje më e fortë për Berishën se për Ramën

Ushtria e “patronazhistëve” të Berishës është angazhuar maksimalisht në rrjetet sociale për të zhbërë efektin e protestës qytetare që prej tri ditësh po zhvillohet përpara Kryeministrisë. Më shumë sesa vetë kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij, janë njerëzit e Berishës ata që kanë interes që kjo protestë të shuhet.

Në fakt, protesta po e dëmton politikisht më shumë Berishën sesa Ramën.Kjo sepse ajo ka konfirmuar se në Shqipëri ekziston një zë kundër qeverisjes, por ky zë nuk buron nga oborri e as poshtë ballkonit të Berishës. Është zëri i qytetarëve të lirë.

“Protestat e ditëve të fundit kanë konfirmuar pa asnjë mëdyshje se Berisha nuk e ka legjitimitetin për të përfaqësuar protestën e shqiptarëve kundër qeverisë”, thotë për TemA analisti Ergys Mërtiri. Sipas tij, protesta dëshmoi se në vend ekziston revoltë e vërtetë popullore, por se ajo është penguar prej vitesh pikërisht nga Berisha.

Mërtiri shkon më tej, duke argumentuar se Berisha ndodhet në një marrëdhënie tashmë të hapur bashkëjetese politike me Ramën dhe se nuk përfaqëson interesat e demokratëve apo të qytetarëve shqiptarë pavarësisht bindjeve politike. Ai thekson se dalja e hapur e Berishës kundër protestës është garancia më e fortë që Rama t’i mbijetojë kësaj vale reagimi qytetar.

Në të njëjtën kohë, sheshi përpara Kryeministrisë, i mbushur me të rinj, familjarë me fëmijë dhe qytetarë të çdo moshe, po jep një mesazh të qartë: opozita tradicionale është delegjitimuar në sytë e publikut. Kjo sepse protesta nuk i drejtohet vetëm Ramës. Ajo ka në shënjestër edhe Berishën.

Thirrja që dëgjohet vazhdimisht nga protestuesit: “Rama në burg, Berisha në burg”, është treguesi më i qartë i refuzimit të të dy poleve të politikës së vjetër. Gjatë tri ditëve të protestës, Berisha nuk ka bërë asnjë përpjekje për t’iu qasur sheshit. As njerëzit e tij nuk janë parë pranë protestuesve. Dhe kjo nuk është rastësi. Revolta qytetare u drejtohet pikërisht atyre që, sipas Mertirit, kanë mbajtur peng për vite me radhë reagimin dhe përfaqësimin qytetar në Shqipëri./TemA

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.