⛅
Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 103.64 ▲1.61%
ARI 3,998 ▼0.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $78,011 ▼ -2.51% ETH $2,227 ▼ -3.78% XRP $1.2561 ▼ -2.76% SOL $97.3100 ▼ -2.72%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.64 ▲1.61 % ARI 3,998 ▼0.82 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.64 ▲1.61 % ARI 3,998 ▼0.82 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Politika

Protesta/ Rama fton sërish studentët në tryezën e dialogut, vendos ftesat para Kryeministrisë

Kryeministri Edi Rama vijon t’i qëndrojë ftesës për dialog me studentët. Ashtu si çdo ditë tjetër, në një tryezë të gurtë të vendosur përpara sheshit të kryeministrisë, janë vendosur fletët me mbishkrimin “dialog”.

Rama e ka bërë të qartë se nuk do të largohet nga qeveria, por ka shprehur gatishmërinë për bisedime me studentët protestues për përmirësimin e kushteve arsimore.

Prej më shumë se dy javësh, grupe të rinjsh e qytetarësh grumbullohen përpara ministrisë së Arsimit dhe kryeministrisë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ditët e para të protestave u shoqëruan me tensione, përplasje mes studentëve dhe policisë, si dhe dëmtime të godinave shtetërore dhe bizneseve private. Në kuadër të këtyre ngjarjeve, qindra persona janë shoqëruar në komisariate, ndërsa disa të tjerë janë arrestuar me vendim gjykate.

Ndërkohë, qeveria ka prezantuar një paketë me gjashtë masa që synojnë trajtimin e pasojave të akteve të dhunshme gjatë protestave. Masat parashikojnë kompensimin e bizneseve të dëmtuara, vendosjen e përgjegjësisë financiare mbi personat që shkaktojnë dëme, si dhe ndryshime në legjislacionin për tubimet dhe në Kodin Penal.

Sipas propozimeve, gjobat mund të arrijnë deri në 500 mijë lekë për personat që vijojnë të qëndrojnë në tubime ku ushtrohet dhunë, edhe pasi policia ka dhënë paralajmërimet përkatëse. Parashikohen gjithashtu masa ndëshkuese për ata që nuk zbatojnë urdhrat e autoriteteve policore.

Një tjetër element i paketës është ngritja e një regjistri elektronik për personat e referuar ose të hetuar për vepra penale që lidhen me shtetin, rendin dhe sigurinë publike. Ndryshimet e propozuara përfshijnë gjithashtu kufizime për organizimin e tubimeve pranë institucioneve të rëndësishme, masa kundër nxitjes së dhunës në rrjetet sociale dhe ndëshkime për personat që fshehin identitetin gjatë protestave të dhunshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.