Rajoni

Protesta “të nxitura” nga BE-SHBA, Vuçiç anulon vizitat në Bruksel dhe Amerikë

Televizioni shtetëror serb ka njoftuar këtë të hënë se kryeministri që pritet të rimandatohet, Aleksandar Vuçiç ka anuluar vizitat e tij në Bruksel, sikurse edhe bisedimet veçmas me zyrtarë amerikanë, pas raportove në një gazetë proqeveritare se, ambasadorët e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara janë duke nxitur protestat kundër regjimit të tij.

Vuçiç, një ish-ultranacionalist, ishte planifikuar të udhëtonte më vonë gjatë këtij muaji në Bruksel për të hapur edhe zyrtarisht bisedimet për anëtarësim në BE, si dhe në SHBA për të përuruar fluturimet e “Air Serbia” drejt Nju Jorkut.

Anulimi i këtyre vizitave vjen pas presionit gjithnjë e në rritje nga Rusia, e cila kërkon prej Serbisë të mos i bashkohet Bashkimit Europian, sikurse edhe NATO-s.

Mijëra persona protestuan të shtunën kundër shkatërrimit të një zone në Beograd të krijuar për një projekt të financuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe për pasuri të patundshme. Protestat kanë qenë një sfidë më vete për Vuçiç, i cili përballet me akuzat për një regjim autoritar, pavarësisht se ka premtuar se do ta çonte Serbinë drejt integrimit në BE.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button