Kronika

Protestat e banorëve në Fier, firma tërhiqet nga ndërtimi i landfilldit

Protestat e shumta të banorëve të fshatrave Plyk dhe Mbyet të Fierit kundër ndërtimit të landfilldit të mbeturinave në zonën e tyre, duket se kanë dhënë rezultat.

Projekti për ndërtimin e landfilldit është anuluar. Shkak është bërë tërheqja e firmës.

Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, tha se firma që mori përsipër ndërtimin e projektit është tërhequr për shkak të terrenit

“Firma që mori përsipër zbatimin e projektit u tërhoq. Firma u tërhoq për shkak të terrenit dhe rrëshqitjeve në zonë. Komisioni me ekspertë do të vlerësojnë një tjetër vend ku mund të ndërtohet”, tha Subashi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button