☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.95 ▲0.85%
ARI 4,201 ▼1.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,486 ▼ -2.02% ETH $1,630 ▼ -2.15% XRP $1.1205 ▼ -2.78% SOL $64.5500 ▼ -1.84%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Maqedonia

Protestat në Ballkan, BE: Ndryshimet, përmes proceseve demokratike

Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johanes Han deklaroi dje në Bruksel se mbështet plotësisht të drejtën e protestave dhe lirinë e shprehjes në Ballkanin Perendimor, mirëpo tha se e “dënon dhe është e papranueshme çdo lloj i dhunës”.

Ai i porositi vendet e rajonin se “ndryshimet politike mund të bëhen vetëm përmes proceseve demokratike”, përfshirë zgjedhjet dhe se Bashkimi Evropian nuk do të jetë arbitër në atë se kush do të jetë në pushtet.

“Ata që kërkojnë prej nesh që të sigurojmë diku sundimin e ligjit, janë të njëjtit që besojnë se ne mund të hyjmë si forcë ushtarake të përjashtojmë qeverinë aktuale dhe të zëvëndësojmë atë me një tjetër. Ne nuk e kuptojmë kështu sundimin e ligjit, demokracinë dhe transparencën” tha komisionari Hahn.

Në emër të institucioneve të Brukselit, ai u zotua se do të vazhdojnë të mbrojnë parimet evropiane, por e refuzoi dhunën si një mjet politik.

Komesionari për Zgjerim, Johanes Hahn së bashku me përfaqësuesen e lartë, Federica Mogherini takuan në Bruksel kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Shefja e Diplomacisë Evropiane, Federica Mogherini, theksoi se shembulli i Maqedonisë së Veriut duhet të shërbejë si një motiv për vendet tjera në rajon.

Disa vende të Ballkanit: Serbia, Mali i Zi dhe Shqipëria, janë përfshirë nga protestat antiqeveritare. Të shtunën në Beograd, protestuesit hynë me forcë në objektet e Radio Televizionit të Serbisë duke nxitur reagimin e policisë dhe arrestimin e disa prej protestuesve.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha një ditë më pas se nuk do të lejojë kërcënime përmes dhunës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.