☁️
Tiranë 16°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,578 ▼1.85%
DOW 51,856 ▼0.93%
NASDAQ 25,387 ▼3.05%
NAFTA 104.62 ▲2.57%
ARI 3,904 ▼3.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,269 ▼ -4.59% ETH $2,244 ▼ -4.47% XRP $1.2484 ▼ -3.64% SOL $94.9100 ▼ -6.6%
S&P 500 7,578 ▼1.85 % DOW 51,856 ▼0.93 % NASDAQ 25,387 ▼3.05 % NAFTA 104.62 ▲2.57 % ARI 3,904 ▼3.15 % S&P 500 7,578 ▼1.85 % DOW 51,856 ▼0.93 % NASDAQ 25,387 ▼3.05 % NAFTA 104.62 ▲2.57 % ARI 3,904 ▼3.15 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Bota

ROMË – Meloni i mbyll derën aleancës me Vannaccin: Do t’u kërkoj italianëve të qeverisim pa shantazhe

ROMË, 30 tetor /ATSH-ANSA/- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka përjashtuar mundësinë e një aleance me ish-gjeneralin dhe politikanin, Roberto Vannacci në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke deklaruar se dëshiron të vazhdojë qeverisjen pa presione dhe shantazhe politike.

“Dua t’u kërkoj italianëve të më japin mundësinë të vazhdoj të qeveris pa shantazhe. Nuk kam qenë e shantazhueshme më parë, nuk kam lejuar të më bëjnë shantazh gjatë këtyre viteve në qeveri dhe nuk kam ndërmend ta lejoj as në të ardhmen”, deklaroi Meloni.

Ajo iu përgjigj kështu një pyetjeje të gazetarit dhe shkrimtarit Bruno Vespa, i cili e pyeti përse nuk dëshironte të krijonte një aleancë me Vannacci.

Meloni theksoi se synon të rikthehet në qeveri me koalicionin e qendrës së djathtë, në përbërjen e tij aktuale, por të zgjeruar me lëvizje të reja qytetare, që po krijohen dhe që mund të forcojnë ofertën politike të koalicionit.

Kryeministrja italiane kritikoi Vannacci, duke kujtuar se ai kishte mbajtur postin e zëvendëssekretarit të partisë “Liga”, por kishte vendosur të largohej prej saj dhe, rrjedhimisht, nga koalicioni i qendrës së djathtë.

Sipas Melonit, të njëjtën rrugë ndoqën edhe deputetët që u larguan bashkë me të.

Ajo tha se këta deputetë ishin zgjedhur me votat e koalicionit të qendrës së djathtë, por më pas kishin vendosur të kalonin në opozitë dhe të votonin kundër qeverisë.

Meloni vuri në dukje se ata tashmë po votonin kundër qeverisë së bashku me forcat politike të drejtuara nga Giuseppe Conte, Elly Schlein, Matteo Renzi dhe Nicola Fratoianni.

Ajo e përshkroi këtë bashkim si një “kamp shumë të gjerë”, duke shtuar se në shumë raste edhe argumentet politike të këtyre forcave janë të ngjashme.

Kryeministrja u shpreh veçanërisht kritike ndaj partisë së re të Vannacci, “Futuro Nazionale” (E Ardhmja Kombëtare), duke pretenduar se qëllimi i saj është të shkaktojë humbjen e qeverisë së drejtuar prej saj në zgjedhje.

“Futuro Nazionale” ka një objektiv të deklaruar, të shkaktojë humbjen time në zgjedhje, kryeministren e parë që ka ardhur nga e djathta italiane. Dhe, nëse kjo qeveri humbet, qeveris e majta. Një parti që krijohet për këtë qëllim, mund ta quajë veten si të dëshirojë, por e djathtë nuk është”, deklaroi Meloni.

Reagimi i Vannacci

Pas deklaratave të kryeministres, Roberto Vannacci reagoi duke kundërshtuar akuzat se partia e tij synon të ndihmojë të majtën të vijë në pushtet.

“Përse Meloni dëshiron të fitojë e majta? Le të na e shpjegojë”, u shpreh ai gjatë një interviste në radion italiane “Rai 1”.

Vannacci tha se mundësia e një aleance me koalicionin e qendrës së djathtë, mbetej e hapur, nëse respektoheshin kushtet dhe kufijtë politikë të përcaktuar nga partia e tij.

Ai u shpreh se është pragmatik dhe se vendimet përfundimtare lidhur me aleancat do të merren më pranë zgjedhjeve.

Deklaratat e Melonit dhe reagimi i Vannacci vijnë në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Itali, ku përbërja e koalicioneve dhe mundësia e krijimit të aleancave të reja mbeten çështje të rëndësishme politike. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.