☁️
Tiranë 16°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,578 ▼1.85%
DOW 51,856 ▼0.93%
NASDAQ 25,387 ▼3.05%
NAFTA 104.62 ▲2.57%
ARI 3,904 ▼3.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,269 ▼ -4.59% ETH $2,244 ▼ -4.47% XRP $1.2484 ▼ -3.64% SOL $94.9100 ▼ -6.6%
S&P 500 7,578 ▼1.85 % DOW 51,856 ▼0.93 % NASDAQ 25,387 ▼3.05 % NAFTA 104.62 ▲2.57 % ARI 3,904 ▼3.15 % S&P 500 7,578 ▼1.85 % DOW 51,856 ▼0.93 % NASDAQ 25,387 ▼3.05 % NAFTA 104.62 ▲2.57 % ARI 3,904 ▼3.15 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Opinion

Po t’flas nga rruga, ty që na flet nga zyrat e blinduara!

Nga ÇUN LAJÇI

S’po kam kohë me pa TV, se pleqnia nga nji anë e skamja nga ana tjetër, po m’shtërngojnë me shkrue rrugëve e me shitë dijen teme rrugëve!

Ku ka ma mirë?
Jo, nuk po ankohem. Mos ma merr për ankesë, se s’ka gja ma mirë se me i njoftë rrugët e atdheut e fëmijët që rriten me andrrën me u ba si i pari i vendit!
Këtë s’e thashë unë, Kryeministër. “Me u ba si i pari i vendit”, ma tha nji adoleshent në Prizren, që kërkoi me i ra çiftelisë e me ba nji fotografi me mu, për kujtim.
— Lumjanë jam, — tha. — E Luma e ka pasë adet me u pre me krajlat e Serbisë.
Kur e pyeta ç’i duhej fotografia me nji plak si unë, ai m’u përgjigj:
— Se andrra jem asht me u ba si ti: plak i urtë, me mjekërr!
— Pse jo si i pari i vendit? — ia ktheva. — A s’ka edhe ai mjekërr?
Jo, se ai andrronte me u ba si Ismail Qemali. Edhe mjekërrën e rriti, por Ismail Qemali e mori rrugën për Vlorë me shpallë Pavarësinë, kurse ky, siç na thanë baballarët, mori rrugë për Lazarat, me mbjellë nji farë pelimi.
E sheh gabimin Ed? Në vend që fëmijëve t’u mbjellim dije n’shkolla, rrugicave po u shesim kanabis!
Kur i pari i vendit bahet model i gabuem, edhe gabimet e tij rrezikojnë me u ba zanat i brezit që vjen mbrapa.
E tash, kur të rinjtë dolen me t’thanë boll, se nuk jetohet prej dehjeve e premtimeve, ti po kërkon dialog, por jo me studentët “rrugaçë”.
— Këta s’janë studentë! Janë kriminelë që gjujnë me gurë e djegin kazanët e plehut! Kështu u deklarove.
Ia dhurova librin me nji dedikim:
“Pse çuditeni me brezin që e mësuet me të mbjellat tueja? Qysh asht baba, asht i biri. Nëse u keni mbjellë pelim, mos pritni me ju dalë para syve nji kopsht me lule. E nëse sot ju gjujnë me gurë, ndaluni e pyeteni veten çfarë keni mbjellë dje!”
Me kënd kërkoni dialog? Me bimët e idhëta?
A po e sheh, Kryeministër? Unë lajmet i marr në rrugë, jo prej televizorit. E rruga ta kallxon kush asht qen, kush asht kalë e kush asht dele që blegërin!
Edhe Albinin ka me e gjetë e njëjta zezditë, nëse harron se pushteti asht detyrë e jo pronë; nëse ia kthen shpinën popullit e i hipë kalit bythëprapë. Se emnat ndërrohen, karriget ndërrohen, por kur pushteti e harron popullin, fati i tij nis me u shkrue vetë.
Se popullit nuk i detyrohesh veç kur t’duhen votat. I detyrohesh edhe kur s’ta zgjat dorën, kur t’kërkon llogari e kur ta kthen shpinën.
Duhet me e dashtë veten, për me mujtë me e dashtë njimend popullin.
Se kujt i duhet vendi pa njerëz?!
S’po t’thom: Ik!
As s’po t’thom: Jep dorëheqje!
Rri sa të duash!
Veç po ta kujtoj fatin e Abdullah Drenit, që u dogj në saraj bashkë me mikun Maxharr Pashë. Historia ka plot saraje, plot miq e plot njerëz që e kanë marrë pushtetin për të përjetshëm. Por zjarri nuk pyet kush asht zot shtëpie.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.