Protestat në Francë, rreth 190 nxënës të plagosur
Ministri francez i arsimit, Edouard Geffray bëri me dije se të paktën 190 studentë janë plagosur që nga fillimi i protestave në vend. Ai tha se lëndimet e tyre ishin shkaktuar për shkak të përplasjeve ose fishekzjarrët.
Ministria e Drejtësisë nga ana tjetër ka njoftuar se numri i personave të ndaluar gjatë protestave ka kaluar 5,000. Nga kjo shifër, 4,406 ishin fëmijë dhe 654 ishin të rritur. Deri më tani vetëm 14 individë janë lënë në paraburgim, 10 të rritur, katër fëmijë.
Sindikatat studentore kanë bërë thirrje për një ditë kombëtare proteste të martën, me më shumë shkolla që pritet të bllokohen. Mijëra sindikalistë, mësues, punonjës të sektorit publik dhe grupe prindërish pritet t’u bashkohen marshimeve mbështetëse në qytete dhe qyteza në të gjithë Francën.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.