Protestat në Tiranë, Rama: Shqipëria nuk rrëzohet më përtokë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestat e tensionuara të zhvilluara në Tiranë por edhe rrethe, duke shprehur qëndrimin e tij se “nuk ka forcë në botë” që e rrëzon më Shqipërinë në paqëndrueshmëri si dikur.
“Pa rezervë e kam dashur Shqipërinë kur e kishin përplasur përtokë dhe pa rezervë e dua sot, kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më përtokë”, shkruan Rama.
Reagimi i kreut të qeverisë vjen pas protestave të ditëve të fundit në Tiranë, të cilat janë shoqëruar me akte dhune, dëmtime të pronës publike dhe private, si dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë.
Më herët, kreu i qeverisë e cilësoi situatën si një “pengmarrje të qytetit me maska” dhe akuzoi opozitën shqiptare se qëndron pas dhunës në protesta, ndërsa është shprehur i hapur për të dialoguar me studentët.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.