Tiranë 28°C · Pjesërisht vranët 09 June 2026
S&P 500 7,388 ▼0.25%
DOW 50,923 ▲0.27%
NASDAQ 25,747 ▼0.7%
NAFTA 88.07 ▼3.54%
ARI 4,310 ▼1.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088
₿ CRYPTO
BTC $61,467 ▼ -3.9% ETH $1,644 ▼ -2.82% XRP $1.1372 ▼ -3.18% SOL $64.9800 ▼ -3.48%
S&P 500 7,388 ▼0.25 % DOW 50,923 ▲0.27 % NASDAQ 25,747 ▼0.7 % NAFTA 88.07 ▼3.54 % ARI 4,310 ▼1.23 % S&P 500 7,388 ▼0.25 % DOW 50,923 ▲0.27 % NASDAQ 25,747 ▼0.7 % NAFTA 88.07 ▼3.54 % ARI 4,310 ▼1.23 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088
09 Jun 2026
Breaking
Politika

Protestat për Zvërnecin, Rama me gazetarët e BE: Janë shenjë e një shoqërie të lirë, por çështja është deformuar nga gjysmë të vërtetat

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me gazetarë dhe përfaqësues të mediave nga vendet e Bashkimit Europian, ka komentuar protestat kundër ndërtimit të një resorti në zonën e Zvërnecit.

Duke folur për aktin e protestës, Rama tha se Shqipëria po jeton një epokë të ndryshme për sa i përket lirisë së tubimeve, duke e cilësuar si një arritje të rëndësishme të dekadës së fundit për një shtet demokratik.

“Ky është një vend i lirë. Unë vetë kam qenë pjesëmarrës në protesta dhe e di mirë, e njoh shijen e momentit kur e ke të vështirë të protestosh apo kur ajo ndodh në një mjedis jo të lirë. Në këtë bulevard, më pak se 20 vjet më parë, apo në vitin 2011, katër protestues u vranë me armë pikërisht nga kjo ndërtesë.

Për mua, kjo është një epokë ndryshe, një moment ndryshe në histori dhe është diçka e mirë që njerëzit të mund të protestojnë pa asnjë problem. Është një tjetër arritje e kësaj dekade, një arritje për të cilën shqiptarët kanë luftuar për një kohë të gjatë edhe pas komunizmit”, tha Rama.

Duke iu referuar protestës për anulimin e projketit në Zvërnec, kreu i qeverisë tha se ajo u nxit nga një akt dhune ndaj një protestuesi nga një roje private. Rama tha se ishte ky incident që ngriti pikëpyetje mbi zhvillimin, pronën dhe projektin, por shtoi se më pas protesta mori një drejtim tjetër nga gjysmë të vërtetat që u shpërndanë në mediat sociale.

“Kjo protestë është provokuar nga një akt i shëmtuar dhune kundër një protestuesi nga një roje private në kufirin e vendit për të cilin po flasim. Për këtë episod morëm masat më të ashpra dhe të shpejta: roja është arrestuar, drejtori i Policisë së Vlorës u shkarkua dhe policët që ishin në terren dhe nuk ndërhynë për të ndaluar rojën private janë vënë në hetim. Kompanisë së sigurisë i është hequr licenca.

Këtë e bëmë ne. Sigurisht, akti i dhunës çeli rrugën për ngritjen e pikëpyetjeve mbi zhvillimin, mbi pronën dhe mbi projektin. Pastaj, befas, çështja u bë më e gjerë dhe tashmë prek gjithçka.

Nuk jemi më në dinamikën e protestës së shumë njerëzve, edhe pse nuk dua të flas për numrat, që për mua janë modestë, por dua të flas për thelbin. Gjithçka ndryshoi pasi, befas, nuk ka projekt dhe protesta u shndërrua në masive me thirrjet: “Anuloni projektin”, por nuk ka projekt”, tha Rama.

Ai theksoi se pretendimet që po qarkullojnë publikisht nuk kanë lidhje as me të personalisht dhe as me qeverinë, duke bërë thirrje për një diskutim të bazuar te faktet.

“Nuk ka të bëjë me mua, nuk ka të bëjë me Shqipërinë, por ka të bëjë me shoqërinë demokratike për të reflektuar se si gjysmë të vërtetat mund të bëhen gënjeshtra më të mëdha dhe mund të ndezin të gjithë mjedisin në mbarë platformat. Gjërat që thuhen nuk kanë të bëjnë aspak me mua apo me ne”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.