Kronika

Protestë në kufi, bujqit me traktorë do të bllokojnë Kapshticën

Fermerët e zonës së Prespës në Greqi bashkë me ata të zonës së Kosturit kanë lajmëruar se do të bllokojnë në mesditë  doganën e Kapshticës. Fermerët e Kosturit do të dërgojnë pranë doganës së Kristalopigjisë 70 traktorë, që do t’u shtohen mjeteve të rënda të atyre të Prespës,duke ndërprerë në këtë mënyrë lëvizjen e çdo lloj mjeti nga Shqipëria në Greqi.
Deri në orët e para të mëngjesit të së enjtes lëvizja në pikën doganore ishte e lirë dhe  nuk ka pasur asnjë masë nga policia për bllokimin e rrugës.
Gjithashtu, autoritetet doganore kanë pohuar se nuk janë vënë ende në dijeni për protestën e fermerëve pasi vendimi nga këshilli i tyre u mor dje në orët e vona të mbrëmjes. Kërkesa kryesore e protestët së sotme të fermerëve në këtë pikë doganore është të marrin një datë të caktuar për të takuar përfaqësuesit e tyre me kryeministrin Tsipras në mënyrë që të negociojnë kërkesat kryesore të tyre, siç janë sistemi fiskal i tatimeve , sigurimet sociale dhe kostoja e prodhimit të produkteve bujqësore.
Përveç dy doganave, edhe shumë nyje kryesore të rrugëve nacionale të Greqisë veriore dhe asaj qendrore janë bllokuar për disa orë në ditët e fundit. Protestat e fermerëve kanë disa ditë që kanë nisur, sidomos në Greqinë qendrore dhe atë Perëndimore, por nuk janë përshkallëzuar sa ato të vitit të kaluar që shpeshherë mbyllen për shumë ditë disa prej doganave kryesore të Greqisë me Shqipërinë, Maqedoninë dhe me Bullgarinë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button