Protestë para Kuvendit, disa banorë nga Memaliaj kundërshtojnë bashkimin me Tepelenën (VIDEO)
Një grup qytetarësh nga Memaliaj kanë zhvilluar këtë të premte protestë përpara godinës së Kryesisë së Kuvendit, duke kundërshtuar propozimet e hartës së re territoriale.
Shkak për këtë protestë është bërë projektligji për ndarjen e re administrative, i cili parashikon shkrirjen e Bashkisë së Memaliajt dhe bashkimin e saj me Tepelenën.
Teksa jashtë mbahet tubimi, në Komisionin e Ligjeve do të shqyrtohet projektligji për ndarjen e re territoriale.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.