☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 01 Tetor 2026
S&P 500 7,652 ▼0.25%
DOW 50,906 ▼0.86%
NASDAQ 26,861 ▲0.24%
NAFTA 90.90 ▲0.53%
ARI 4,206 ▲0.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
₿ CRYPTO
BTC $83,539 ▼ -2.25% ETH $2,687 ▼ -1.71% XRP $1.4791 ▼ -3.85% SOL $116.8900 ▼ -4.51%
S&P 500 7,652 ▼0.25 % DOW 50,906 ▼0.86 % NASDAQ 26,861 ▲0.24 % NAFTA 90.90 ▲0.53 % ARI 4,206 ▲0.47 % S&P 500 7,652 ▼0.25 % DOW 50,906 ▼0.86 % NASDAQ 26,861 ▲0.24 % NAFTA 90.90 ▲0.53 % ARI 4,206 ▲0.47 %
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
01 Tet 2026
Breaking
Kosova

Protestuesit bllokojnë daljet e aeroportit të Prishtinës, autokolona e von der Leyen detyrohet të kalojë nga Harilaqi

Daljet rrugore nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” u bllokuan sot nga protestuesit, duke detyruar autokolonën e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të ndjekë një itinerar alternativ përmes Harilaqit, siç njofton infofluks.com.

Sipas raportimeve nga terreni, autokolona u detyrua të kalojë nëpër ara dhe rrugë të pashtruara, pasi rrugët e zakonshme të daljes nga aeroporti ishin të pakalueshme për shkak të bllokimit. Qytetarë të mbledhur në disa pika pranë aeroportit po kundërshtojnë aktgjykimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dhe bllokimet ndikuan drejtpërdrejt në lëvizjen e eskortës së zyrtares së lartë evropiane.

Bllokimi u raportua edhe nga Klan Kosova, e cila njoftoi se qytetarët i bllokuan rrugën von der Leyenit dhe se autokolona po depërtonte me vështirësi drejt Prishtinës.

Vizita e von der Leyen në Kosovë zhvillohet në kuadër të turneut të saj në Ballkan dhe përfshin takime me krerët e shtetit, në Presidencë e në Qeveri, si dhe një konferencë të përbashkët për media. Ajo vjen në të njëjtën ditë me marshin e madh të paralajmëruar “Jo në emrin tim”, që mbahet në orën 16:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, kundër aktgjykimit të Hagës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.