☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 01 Tetor 2026
S&P 500 7,635 ▼0.22%
DOW 50,701 ▼0.4%
NASDAQ 26,829 ▼0.12%
NAFTA 91.78 ▲1.5%
ARI 4,185 ▼0.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
₿ CRYPTO
BTC $84,040 ▲ +0.09% ETH $2,695 ▲ +0.32% XRP $1.4851 ▼ -1.09% SOL $117.7700 ▼ -1.2%
S&P 500 7,635 ▼0.22 % DOW 50,701 ▼0.4 % NASDAQ 26,829 ▼0.12 % NAFTA 91.78 ▲1.5 % ARI 4,185 ▼0.05 % S&P 500 7,635 ▼0.22 % DOW 50,701 ▼0.4 % NASDAQ 26,829 ▼0.12 % NAFTA 91.78 ▲1.5 % ARI 4,185 ▼0.05 %
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
01 Tet 2026
Breaking
Europa

Rutte minimizon kërcënimin rus dhe kritikon evropianët

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dje, 30 shtator, minimizoi kërcënimet e Rusisë për përdorimin e armëve bërthamore gjatë një samiti për sigurinë të zhvilluar në Bruksel, ndërsa shprehu keqardhje për faktin që evropianët vazhdojnë të mbështeten te amerikanët për mbrojtjen e tyre.

“Është e tmerrshme që 500 milionë njerëz duhet t’i kërkojnë një vendi me 300 milionë banorë t’i mbrojë nga një vend me 140 milionë banorë”,deklaroi ish-kryeministri holandez, i cili shpesh është kritikuar për qëndrimin e tij tejet të kujdesshëm në komunikimin me presidentin amerikan Donald Trump.

Rusia i ka dërguar një paralajmërim NATO-s pas stërvitjeve ushtarake të zhvilluara nga aleatët pranë enklavës ruse të Kaliningradit. Moska ka paralajmëruar se mund të përdorë armë bërthamore nëse Aleanca do të përpiqej ta izolonte rajonin përmes sulmeve ndaj qendrave vendimmarrëse të vendeve anëtare të NATO-s.Rutte është përpjekur ta ulë tensionin, duke mbajtur një qëndrim të vendosur.

“Nuk ekziston një kërcënim i menjëhershëm ndaj territorit të NATO-s”, deklaroi ai. “Nëse do të ketë një forcim të pranisë ruse, ne do ta shohim dhe do të përballemi me çdo situatë. NATO është shumë më e fortë se Rusia, ndaj është e pamundur që Rusia të na mposhtë.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.