☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 01 Tetor 2026
S&P 500 7,635 ▼0.22%
DOW 50,701 ▼0.4%
NASDAQ 26,829 ▼0.12%
NAFTA 91.78 ▲1.5%
ARI 4,185 ▼0.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
₿ CRYPTO
BTC $84,040 ▲ +0.09% ETH $2,695 ▲ +0.32% XRP $1.4851 ▼ -1.09% SOL $117.7700 ▼ -1.2%
S&P 500 7,635 ▼0.22 % DOW 50,701 ▼0.4 % NASDAQ 26,829 ▼0.12 % NAFTA 91.78 ▲1.5 % ARI 4,185 ▼0.05 % S&P 500 7,635 ▼0.22 % DOW 50,701 ▼0.4 % NASDAQ 26,829 ▼0.12 % NAFTA 91.78 ▲1.5 % ARI 4,185 ▼0.05 %
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
01 Tet 2026
Breaking
Kronika

Vijojnë operacionet “Shkolla të pastra” dhe “Barriera” në Tiranë, në pranga dy persona

Policia e Tiranës ka vijuar kontrollet lidhur me operacionet “Shkolla të pastra” dhe “Barriera” në kryeqytet ku ka vënë në pranga dy persona. Sipas njoftimit të policisë, në pranga janë vënë një 18-vjeçar dhe një 31-vjeçar.

Dy të rinjtë ishin të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Policia bën me dije se ndaj 18-vjeçarit është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ndërkohë ndaj 31-vjeçari rëndojnë akuzat “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Shtrembërimi i konkurrencës në garat sportive” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara.

Atij gjithashtu iu gjet një celular me faqe aktive për vënie të basteve sportive, që u sekuestrua së bashku me automjetin që drejtonte.

“Tiranë/Vijojnë kontrolle për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim në kuadër të operacioneve të zhvilluara më parë. Lokalizohen dhe ndalohen 2 shtetas të kërkuar në kuadër të operacioneve “Shkolla të pastra” dhe “Barriera”.

Operacionet, kundër shitjes së lëndëve narkotike, në afërsi të institucioneve arsimore, dhe kundër organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. I ndaluari në kuadër të operacionit “Barriera”, në momentin e ndalimit posedonte celular me faqe aktive për vënie të basteve sportive.

-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, lokalizuan dhe vunë në pranga shtetasin G. H., 18 vjeç, banues në Tiranë, të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Shkolla të pastra”. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka caktuar për të, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

-Specialistët e Sektorit për Krimet Kibernetike lokalizuan dhe vunë në pranga shtetasin K. Z., 31 vjeç, banues në Tiranë, të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Barriera”, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Shtrembërimi i konkurrencës në garat sportive” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

31-vjeçari dyshohet se administronte disa subjekte të vëna në dispozicion të vënies së kundërligjshme të basteve sportive. Në momentin e ndalimit, këtij shtetasi iu gjet celular me faqe aktive për vënie të basteve sportive, që u sekuestrua së bashku me automjetin që drejtonte i ndaluari. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.