Protestuesit grumbullohen para Ministrisë së Arsimit, FNSH kordon para godinës, gati autoboti me ujë
Protestuesit e mbledhur paraditen e së martës para Kryeministrisë u zhvendosën pas mesditës para ambienteve të Ministrisë së Arsimit.
Ndryshe nga sa ndodhi gjatë qëndrimit përpara godinës së qeverisë, ku prania e policisë ishte normale, përpara Ministrisë së Arsimit është vënë re një prani e shtuar e forcave të FNSH të pajisur me skafandra dhe mbrojtësi si edhe një autobot me ujë.
Protestës së studentëve të martën iu janë bashkuar edhe pedagogët.
Rreth orës 10:00 ata marshuar drejt Kryeministrisë aty ku kanë përmbysur karriget e vendosura më herët nga kryeministri Edi Rama në mënyrë simbolike si ftesë për dialog.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.