☁️
Tiranë 12°C · Vranët 20 Tetor 2026
S&P 500 7,713 ▲0.28%
DOW 52,496 ▲1.02%
NASDAQ 26,425 ▼0.02%
NAFTA 98.18 ▼0.37%
ARI 4,143 ▼0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
₿ CRYPTO
BTC $82,839 ▲ +0.99% ETH $2,451 ▲ +1.99% XRP $1.3309 ▲ +2.12% SOL $106.6200 ▲ +1.81%
S&P 500 7,713 ▲0.28 % DOW 52,496 ▲1.02 % NASDAQ 26,425 ▼0.02 % NAFTA 98.18 ▼0.37 % ARI 4,143 ▼0.42 % S&P 500 7,713 ▲0.28 % DOW 52,496 ▲1.02 % NASDAQ 26,425 ▼0.02 % NAFTA 98.18 ▼0.37 % ARI 4,143 ▼0.42 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
20 Tet 2026
Breaking
Kronika

Merr tjetër rrjedhë ngjarja në komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

Merr një tjetër drejtim hetimi ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në zonën e Komunës së Parisit, ku 46-vjeçari Ismet Habili u gjet i pajetë brenda një automjeti tip “Volvo”.

Ndërsa fillimisht policia dyshoi për një vrasje me armë zjarri, të dhënat e reja nga vendngjarja kanë ngritur dyshimin se 46-vjeçari mund t’i ketë dhënë fund jetës.

Sipas informacioneve të fundit, hetuesit kanë gjetur një armë zjarri brenda automjetit, një element që ka bërë që hetimet të përqendrohen te pista e vetëvrasjes. Po ashtu, pas verifikimeve dhe kontrollit të kamerave në zonë, është konstatuar se 46-vjeçari është vetëvrarë pasi në kamera duket vetëm një e shtënë.

Ngjarja u zbulua rreth orës 20:20, kur Salla Operative e Policisë mori një telefonatë për një automjet të aksidentuar në rrugën “Mihal Popi”, në bllokun “1 Maji”.

Pas mbërritjes në vendngjarje, efektivët gjetën brenda makinës trupin e pajetë të Ismet Habilit. Në njoftimin e parë zyrtar, policia bëri të ditur se dyshohej për një vrasje me armë zjarri.

Pamjet nga vendngjarja treguan se automjeti kishte dëmtime dhe gërvishtje në pjesën anësore, ndërsa xhami i shoferit ishte i thyer. Këto detaje, së bashku me faktin se policia ishte njoftuar për një aksident dhe jo për të shtëna, ngritën fillimisht pikëpyetje për dinamikën e ngjarjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes. Pista kryesore që po shqyrtohet tashmë është vetëvrasja, ndërsa hetimet pritet të përcaktojnë përfundimisht se çfarë ndodhi brenda automjetit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.