Protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, kundërpërgjigjen me ujë (VIDEO)
Situata në kryeqytet vazhdon të mbetet e tensionuar, me përplasje të ashpra përgjatë Rrugës së Durrësit. Protestuesit vijojnë të hedhin gurë në drejtim të policisë e cila më pas është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës.
Policia ka ndërhyrë me dy autobotë me ujë, në përpjekje për të shpërndarë protestuesit dhe për të vënë situatën nën kontroll. Protestuesit shpërndahen për pak çaste por rikthehen sërish duke sulmuar me gurë efektivët e policisë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.