Protestuesit hedhin molotovë, përfshihet nga flakët një efektiv policie, detajet e para
Një incident i rëndë është regjistruar rreth orës 17:30 të ditës së sotme në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ku përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit kanë arritur pikën më të lartë të tensionit.
Gjatë përballjes së drejtpërdrejtë, grupe protestuesish kanë hedhur molotov në drejtim të kordonit të efektivëve të Policisë së Shtetit. Si pasojë e goditjeve me bomba artizanale, uniforma e njërit prej efektivëve të policisë ka marrë flakë në mes të turmës, ndërsa kolegët e tij kanë ndërhyrë menjëherë për të fikur zjarrin dhe për t’i dhënë ndihmën e nevojshme.
Situata në sheshin qendror të kryeqytetit vijon të jetë jashtëzakonisht e tensionuar, me forcat e policisë që po përpiqen të zmbrapsin sulmet dhe të shpërndajnë turmën e mbledhur.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.