Pse dhjetëra politikane italiane u shfaqën në Parlament në të njëjtën ditë të veshura me minifunde?
“Gruaja me të cilën martohesh duhet të veshë një fund të gjatë “: Kjo këshillë nuk vjen nga fillimi i shekullit të 20-të, por nga zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm i Italisë Antoni Tajani. Një grup grash të opozitës vendosën të reagonin ndaj komentit të tij, të paktën anakronik, me një veprim, që duhet pranuar se është i pazakontë: ato u shfaqën po atë ditë në Parlamentin italian të veshura me minifunde.
Në fakt, zëvendëskryeministri i përkeqësoi gjërat, duke shtuar shpjegimin se “një grua më pak tërheqëse mund të jetë një nënë më e besueshme dhe më e mirë ”. Ai madje i nxiti votuesit të votonin për “një grua serioze, me fund të gjatë, ose një burrë që nuk është playboy”, duke argumentuar se do të duhej të kërkonin politikanët më të besueshëm në qendrën e djathtë.
“Tajani nuk është vetëm dekada prapa: ai është mijëvjeçarë prapa”, tha Fiorella Zabatta, një zëdhënëse e partisë opozitare Aleanca e Gjelbër-e Majtë. Ajo i kërkoi qeverisë të “numërojë gratë që janë vrarë përpara se të fillojë të masë gjatësinë e fundeve të atyre që janë gjallë”.
“Tajani nuk është vetëm dekada prapa: ai është mijëvjeçarë prapa”, tha Fiorella Zabatta, një zëdhënëse e partisë opozitare Aleanca e të Gjelbërve dhe të Majtës. Ajo i kërkoi qeverisë të “numërojë gratë që janë vrarë përpara se të fillojë të masë gjatësinë e fundeve të atyre që janë gjallë”.
Deputetja Chiara Appendino , e veshur me minifundin e saj, komentoi se ” nuk mund të lejojmë që një ministër të na thotë se duhet të martohemi me një grua që vesh funde më të gjata dhe është më pak tërheqëse. Tajani, a nuk jam unë ‘e besueshme’? A nuk jam një ‘nënë e mirë’?”.
Kreu i organizatës së sapoformuar të ekstremit të djathtë, National Future, Roberto Vannacci nuk e humbi mundësinë për të kontribuar me ankesën e tij seksiste: “Do t’i jap një përgjigje të lehtë një pyetjeje të lehtë: midis një gruaje me fund të gjatë dhe një gruaje me fund të shkurtër, do të preferoja dikë që nuk vesh fare fund”.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.