⛅
Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,713 ▲1.91%
DOW 53,320 ▲2.96%
NASDAQ 25,915 ▲2.14%
NAFTA 87.92 ▼8.5%
ARI 4,078 ▲3.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $80,591 ▲ +3.8% ETH $2,430 ▲ +5.8% XRP $1.3141 ▲ +2.42% SOL $96.0300 ▲ +2.85%
S&P 500 7,713 ▲1.91 % DOW 53,320 ▲2.96 % NASDAQ 25,915 ▲2.14 % NAFTA 87.92 ▼8.5 % ARI 4,078 ▲3.48 % S&P 500 7,713 ▲1.91 % DOW 53,320 ▲2.96 % NASDAQ 25,915 ▲2.14 % NAFTA 87.92 ▼8.5 % ARI 4,078 ▲3.48 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Opinion

Pse duan të rrëzojnë Edi Ramën para çdo zgjedhjeje?

Nga Ylli Pata

Zgjedhjet amerikane të mesmandatit që ishin eventi më i madh botëror mbrëmë dhe sot patën një zhvillim të rëndësishëm. Opozita amerikane, edhe pse e përçarë prej vitesh dhe pa një lider të tyre në nivel kombëtar, arriti të mundë republikanët e MAGA-s edhe vetë Donald Trump që doli në shtetet kyçe për të sulmuar kandidatët për senatorë apo kongresmenë, të cilët i mendonte se ishin në dyshim.

Ajo çfarë ndodhi në zgjedhjet e së martës ishte një uragan blu siç i thotë media botërore, ku për kandidatët demokratë votuan të gjithë votuesit tradicionalë të Partisë Demokratike, si dhe mjaft votues të moderuar të Partisë Republikane.

Ndërkohë, shumë votues radikalë të MAGA-s që nga 2016-a nuk dolën të votonin fare. E gjitha kjo nuk është gjë tjetër veçse dialektika e sistemit demokratik. Ku ndryshimi ndodh vetëm me votë, e kur përballë kanë dinosaur mishngrënës si Donald Trump.

Vetë Presidenti Amerikan, i gjendur përballë një uragani të tillë nuk kishte tjetër rrugë veçse të pranonte rezultatin. E njëjta gjë ndodhi në Beograd, me një tjetër dinosaur si Vuçiç. Ku e ashtuquajtura “Lëvizja Studentore” që nuk ishte gjë tjetër veçse një konturim politik i opozitës së bashkuar fitoi dhe e detyroi politikanin e quajtur autokrat prej vitesh me një shumicë dërrmuese votash.

Po ashtu në Hungari me Orbanin e Magyarin. Kjo është rruga jo thjesht normale, por e vetmja në një sistem alternance me votë të lirë.

Logjika irruptive nuk ekziston si një opsion, përveç rasteve kur ka ndonjë konflikt qytetar e jo përplasje politike.

Qoftë flamingot, qoftë maskat që dogjën Tiranën janë thjesht një kryengritje pallati e jo një revolt popullore. E cila ka dimensione, e mbi të gjitha kushte e narrativë.

Ka politikanë edhe të quajtur të moderuar nga opozita, si për shembull Dashamir Shehi, të cilët i mëshojnë tezës së zëvendësimit të Edi Ramës me një socialist tjetër, e krijimit të një qeverie të përbashkët të opozitës deri në zgjedhje.

Sipas Shehit, kjo qeveri do të kishte më mbështetje ndërkombëtare e do të përshpejtonte procesin e anëtarësimit në BE.

Retorika e Shehit, mund të jetë legjitime, por logjika e përgënjeshtron. Kjo pasi brenda kësaj opozite që kundërshton Edi Ramës, ka pjesë si PD që e konsideron Shqipërinë si narko shtet, por edhe rrymë brenda flamingove që është kundër hyrjes në BE.

Qeveria e përbashkët nën një mazhorancë socialiste me 84 vota është absurd dhe totalisht jo dialektike politikisht. Zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm janë rasti më i mirë për ta sfiduar Edi Ramën, e ndoshta nëse fitojnë edhe mund të kërkojnë zgjedhje të parakohshme, por që normalisht nuk ja vlejnë se janë një vit më pas.

Por për ta bërë këtë, e gjithë kjo opozitë, duhet të zgjedhë vetëm kandidatët e duhur që të sfidojnë mazhorancën, të konturohen politikisht në një betejë e cila është tërësisht e mundur. Madje mund të shpërthejë energji të paparë që demokracia i shpërthen më mirë sesa dhuna. Janë energji pozitive, nxjerrin ide, e mbi të gjitha fytyra të reja, të cilat e bëjnë ndryshimin jo me fjalë por me emra, fytyra dhe fakte. Por për ta bërë këtë, duhen emra dhe fytyra, e jo dinosaurët e epokës para akullnajave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.