☁️
Tiranë 11°C · Vranët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,710 ▲1.86%
DOW 53,353 ▲3.03%
NASDAQ 25,879 ▲2%
NAFTA 88.01 ▼8.41%
ARI 4,072 ▲3.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $80,380 ▲ +3.62% ETH $2,425 ▲ +5.92% XRP $1.3065 ▲ +2.17% SOL $95.2400 ▲ +1.96%
S&P 500 7,710 ▲1.86 % DOW 53,353 ▲3.03 % NASDAQ 25,879 ▲2 % NAFTA 88.01 ▼8.41 % ARI 4,072 ▲3.33 % S&P 500 7,710 ▲1.86 % DOW 53,353 ▲3.03 % NASDAQ 25,879 ▲2 % NAFTA 88.01 ▼8.41 % ARI 4,072 ▲3.33 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Vajc i kërkon Kosit angazhim diplomatik për tejkalimin e kontestit mes Shkupit dhe Sofjes

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut, Tomas Vajc, vlerësoi se dialogu i drejtpërdrejtë mes dy qeverive është e vetmja rrugë për dalje nga bllokada, duke dhënë si model mënyrën se si Kroacia dhe Mali i Zi i trajtojnë çështjet bilaterale.

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut, Tomas Vajc, i bëri thirrje komisioneres evropiane për Zgjerim, Marta Kos, të investojë përpjekje diplomatike për tejkalimin e kontestit mes Shkupit dhe Sofjes, njoftojnë mediat maqedonase, mes tyre Press24 dhe Alfa TV.

Thirrja u bë në seancën e sotme të Komitetit për Punë të Jashtme (AFET) të Parlamentit Evropian, ku komisionerja Kos prezantoi Pakon e Zgjerimit për vitin 2026. Sipas Vajcit, dialogu i drejtpërdrejtë mes dy qeverive është e vetmja mënyrë për dalje nga ngërçi në të cilin ndodhet procesi eurointegrues i vendit.

“Dua të theksoj në kuptimin pozitiv se si Kroacia dhe Mali i Zi i trajtojnë çështjet bilaterale”, tha Vajc, duke e ofruar këtë si model për zgjidhjen e kontesteve bilaterale mes vendeve të rajonit.

Nga ana tjetër, eurodeputetët bullgarë përsëritën qëndrimin se marrëdhëniet e mira fqinjësore janë pjesë e kritereve që vendet kandidate duhet t’i përmbushin, siç njofton portali 48chasa.mk.

Thirrja e Vajcit vjen në ditën kur Komisioni Evropian publikoi raportin e progresit për vitin 2026, në të cilin konstatohet se Maqedonia e Veriut nuk ka shënuar përparim në luftën kundër korrupsionit, ndërsa ndryshimet kushtetuese, kusht për vazhdimin e negociatave të anëtarësimit, ende nuk janë miratuar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.