🌦️
Tiranë 19°C · Rrebesh i lehtë 08 Tetor 2026
S&P 500 7,760 ▼0.54%
DOW 51,110 ▼0.14%
NASDAQ 27,246 ▼1.06%
NAFTA 90.90 ▲2.97%
ARI 4,144 ▲0.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $81,010 ▼ -2.9% ETH $2,420 ▼ -5.74% XRP $1.3477 ▼ -5.66% SOL $108.1100 ▼ -7.42%
S&P 500 7,760 ▼0.54 % DOW 51,110 ▼0.14 % NASDAQ 27,246 ▼1.06 % NAFTA 90.90 ▲2.97 % ARI 4,144 ▲0.08 % S&P 500 7,760 ▼0.54 % DOW 51,110 ▼0.14 % NASDAQ 27,246 ▼1.06 % NAFTA 90.90 ▲2.97 % ARI 4,144 ▲0.08 %
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
08 Tet 2026
Breaking
Opinion

Pse furia e Donald Trump ndaj La Civita ka lidhje me Berishën?

Nga Ylli Pata

Deklarata e fortë e Donald Trump ndaj Chris LaCivita në një post në rrjetin e tij social The Truth ishte një zhvillim shumë i fortë politik, i cili për rastin tonë, po komentohet pak.

Natyrisht në bazë të shkrimit të New York Times, ku përfshiheshin Chris LaCivita dhe James Blair, peshën e mori rasti i lobimit të bërë nga ana e ish-presidentitit të Republika Srbska, Milorad Dodik.

Kjo vjen, pasi çështja e Dodik, po përdoret nga mediat liberale amerikane për të goditur Trump në zgjedhjet e midtermit, pasi është një lloj flamingo serbe-boshnjake.

Përtej luftës politike, deklarata e Presidentit të SHBA-së, është një zhvillim i rëndësishëm për angazhimin e “Latifit” në Shqipëri, sesa për rastin e Dodik. i cili përveçcse nuk se na intereson shumë, formalisht është larguar nga politika dhe ka vënë djalin në drejtim të partisë.

Për t’ju kthyer rastit tonë, ja vlen të përmendim angazhimin e LaCivitës në fushatën përkrah Sali Berishës në 2025-n.

Chris LaCivita ka është një strateg elektoral amerikan i Partisë Republikane që në kohërat e George W. Bush-it, i specializuar për atë që në politikën amerikane quhet votë etnike. i angazhuar kryesisht tek vota e latino-amerikanëve në SHBA, ai arriti sukses në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, ndaj dhe u elogjua nga Trump. Por, ai nuk hyri në rrethin e besuar të kreut të Shtëpisë së Bardhë. Hyri, bashkëpunëtorja e tij Susie Wiles, e cila u bë shefe e kabinetit të Presidentit Donald Trump.

Ndërkaq, LaCivita, vijoi profesionin e tij të lirë si strateg, i cili u pajtua nga PD e Sali Berishës si magjistari i tyre elektoral.

Buja ishte e madhe, domethënë shitja si gjeniu i fushatës së Trump, shpërtheu në rrjetin mediatik pranë doktorit para fushatës elektorale të zgjedhjeve të 2025.

Mirëpo siç rrodhën faktet, “Latifi” siç e quajti Edi Rama nuk se bëri ndonjë strategji gjeniale për të fituar opozita e Sali Berishës, edhe pse doli vetë në dy tribuna sikur të ishte kreu i PD-së. Kontributi i tij në hartimin e një strategjie elektorale ishte shumë i vogël, pasi duket se ai ishte pajtuar jo për të fituar zgjedhjet, por për Non Grata-n.

Nëse mund të quhet strategji, ishin bombat tymuese të hedhura nga mediat e Berishës që pas zgjedhjeve të 2025-s, Edi Rama do të ndëshkohet nga Donald Trump sepse tashmë Sala kishte pajtuar Latifin. U fol për helikopterë mbi Tiranë, për ndryshime në SPAK, për revolucione e Ramaduro, por edhe shumë të tjera.

Madje ajo që ishte më e rënda në këtë aspekt, ishte kur njerëz afër rrethit të besimit të doktorit e familjes së tij që dalin në panelet e darkës, kanë disa vite që qarkullojnë një fabul.

Sipas të cilës, duke ju referuar burimeve të tyre të Latifit, shefja e kabinetit të Presidentit të SHBA nuk e ka pranuar në takim Edi Ramën, edhe pse ky i fundit ka lobuar me Richard Grenell.

Sikur diçka të ishte e vërtetë, së paku gjatë revolucionit të flamingove, mediat e rëndësishme amerikane liberale që punojnë me Shtëpinë e Bardhë, do ta konfirmonin këtë lajm. Por asnjëherë nuk ndodhi. Duket se ishte një bombë tymuese e Latifit që shitej si i brendshëm në rrethin e Presidentit.

Ndaj distancimi publik që Presidenti Donald Trump i ka bërë LaCivita-s, është më i rëndësishëm për Shqipërinë e konkretisht për rastin Sali Berisha sesa për rastin Milorad Dodik.

Po lekët? Lekët, që shkojnë vetë ata që dihen 6 milionë dollarë, se thuhet ka edhe më, kush do t’i hetojë?

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.