FSK-ja fitoi medaljen e artë në “Cambrian Patrol 2026”
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, bëri të ditur se ushtarakët tanë fituan medaljen e artë në garën prestigjioze “Cambrian Patrol 2026”, në mesin e 120 ekipeve pjesëmarrëse në Mbretërinë e Bashkuar,
Ai vlerësoi se kjo është një tjetër dëshmi e profesionalizmit, disiplinës dhe përgatitjes së lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Sot, kjo arritje u nderua edhe në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër, ku, nën mikpritjen e Ambasadorit Ilir Kapiti, pjesëtarët tanë ngritën flamurin e Republikës së Kosovës mbi ndërtesën e Ambasadës, në një ceremoni të veçantë ushtarake.
Kjo arritje është dëshmi e qartë e profesionalizmit dhe përkushtimit të pjesëtarëve tanë, si dhe e rrugëtimit të vazhdueshëm të zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, shkroi në Facebook, ministri Maqedonci.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.