☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 26 April 2026
S&P 500 7,165 ▲0.8%
DOW 49,231 ▼0.16%
NASDAQ 24,837 ▲1.63%
NAFTA 94.40 ▼1.51%
ARI 4,741 ▲0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1709 EUR/GBP 0.8671 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.5084 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4369 EUR/TRY 52.7311 EUR/JPY 186.75 EUR/CAD 1.6012 EUR/USD 1.1709 EUR/GBP 0.8671 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.5084 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4369 EUR/TRY 52.7311 EUR/JPY 186.75 EUR/CAD 1.6012
₿ CRYPTO
BTC $78,045 ▲ +1% ETH $2,354 ▲ +1.88% XRP $1.4251 ▲ +0.34% SOL $86.5200 ▲ +0.99%
S&P 500 7,165 ▲0.8 % DOW 49,231 ▼0.16 % NASDAQ 24,837 ▲1.63 % NAFTA 94.40 ▼1.51 % ARI 4,741 ▲0.36 % S&P 500 7,165 ▲0.8 % DOW 49,231 ▼0.16 % NASDAQ 24,837 ▲1.63 % NAFTA 94.40 ▼1.51 % ARI 4,741 ▲0.36 %
EUR/USD 1.1709 EUR/GBP 0.8671 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.5084 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4369 EUR/TRY 52.7311 EUR/JPY 186.75 EUR/CAD 1.6012 EUR/USD 1.1709 EUR/GBP 0.8671 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.5084 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4369 EUR/TRY 52.7311 EUR/JPY 186.75 EUR/CAD 1.6012
26 Apr 2026
Breaking
Opinion

Pse gjithë ky helm i shqiptarëve kundër Kadaresë dhe Qoses?

Kurrë, nuk e kam kuptuar dhe nuk dua ta besoj, helmin verbal, virtual dhe të shkruar të shqiptarëve kundër Kadaresë dhe Rexhep Qoses…, më herët ndaj Naimit, Fishtës, Nolit, Lasgushit, …., etj, etj….!

Fatmirësisht, ky helm është më i paktë nga ai i fqinjëve të cilët renditen sipas kontributit të tyre të zi antishqiptar si serbët, maqedonasit dhe pak e më pak grekët pas shqiptarëve.

Kurrësesi jo të gjithë, por pjesa më militante e nacionalizmit, kripto dhe filonacionalizmit të tyre, e ka kryer dhe kryen me devocion këtë shërbesë toksikuese ndaj shqiptarëve, historisë dhe sidomos kulturës sonë.

Avantazhi i tyre qëndron tek shtetet e tyre, përballë shtetit tonë të penguar dhe të pa-vetëbërë.

Nuk ka asnjë dyshim se për ta drejtmësuar këtë arsye, krejt shqiptarët, mirë është të lexojnë dhe rilexojnë dhe Kadarenë, sidomos esenë “Mosmarrëveshja” dhe Prof. Qosen në krejt kolanën e veprës së vet…

Sepse mendja ndër shoqëritë shqiptare është “minoritare” në raport me shkumëzimin e përditshëm, molepsjen dhe patologjinë… sidomos në pamjen dhe shprehjen virtuale të mëhershme dhe të sotme. (!)

Kombi ynë shqiptar e ka dhe e ka pasur, (shpresoj optimisht se edhe do ta ketë), mendjen e mjaftueshme për të mos mbetur në sëmundjet apo molepsjet e veta për të pëgërë vlerat e vetes, përpos kontributeve apo rekrutimeve prej fqinjëve. Do të ia dalim të mbetemi në krenarinë e vlershme se e kemi cilësinë dhe shquarjen e mendimit shqiptar në tërësinë e mendimtarisë europiane.

Kombi ynë ka vetëm një betejë themelore:

Të mbërrijë tek vetvetja e plotë.

Kjo është kohë e mbrothët për këtë destinacion të perëndishëm të shqiptarëve të cilët në kohën pas mbërritjes në anëtarësimin tek bashkësia e zanafillës së tyre në Europë, nuk kanë për të qenë të ndarë si sot, në pesë shoqëri, por në shoqërinë e së njëjtës gjuhë kombëtare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.