roze

Publikohet “traileri” i filmit të ri James Bond

Filmi i 24-t i James Bond, i titulluar “Spectre”, është kompletuar tashmë edhe me trailerin e plotë të publikuar për herë të parë online.

Klipi prej 2 minutash e gjysmë, në të cilin Daniel Craig ruan ende rolin e tij të superagjentit për të katërtën herë, jep një rezyme të shkurtër të asaj që pritet të shihni në film dhe vjen pikërisht pas lancimit të një pjese edhe më të shkurtër dhe ngacmuese gjatë muajit mars.

Duke përfshirë ndjekjet e makinave, shpërthimet e aeroplanëve dhe organizata fantazmë kriminale, klipi bart të gjitha shenjat dalluese të një Bondi klasik.

“Spectre” do të shfaqet për herë të parë në kinematë britanike më 26 tetor.

Traileri i ri nis me një vështrim ndaj Ralph Fiennes, në rolin e tij të ri si “Bosi M” i agjentëve britanikë “MI6”, i cili i kërkon Bondit nëse mund të kryejë një mision mashtrues në Meksiko Siti.

Spiuni më i famshëm shihet më pas në Romë, ku takohet me Lucia Sciarra (rol që luhet nga e mirënjohura Monica Bellucci), e veja e një krimineli tepër të famshëm. Pas një takimi të shpejtë me të, Bond infiltrohet në një takim sekret dhe zbulon ekzistencën e organizatës kriminale të njohur me emrin “Spectre”.

Në klip shfaqen edhe karaktere të tjera, si Christoph Waltz në rolin e Franz Oberhauser; si dhe aktori i “Sherlock” Andrew Scott, në rolin e Max Denbigh, kreut të ri të Qendrës për Sigurinë Kombëtare.

Fansat kanë reaguar menjëherë në Twitter duke shprehur mendimet e tyre në lidhje me këtë klip, të cilin disa e kanë quajtur si “absolutisht mahnitës”, ndërsa ka edhe nga ata që thonë se “pas daljes së trailerit, tashmë është prishur gjithçka”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button