☁️
Tiranë 7°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 88.87 ▲0.84%
ARI 4,410 ▲0.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,654 ▲ +4.21% ETH $2,152 ▲ +5.4% XRP $1.4293 ▲ +3.77% SOL $91.3500 ▲ +6.42%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 88.87 ▲0.84 % ARI 4,410 ▲0.07 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 88.87 ▲0.84 % ARI 4,410 ▲0.07 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Pulla inspektimit në lokalet ushqimore-Panariti: Garanci për sigurinë e konsumatorit

Ministria e Bujqësisë dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në kuadër të masave për garantimin e sigurisë ushqimore, veçanërisht gjatë sezonit turistik, nisen vendosjen e etiketave (stickerave) në ambientet e shërbimit, si restorante, bar-kafe, fast-food, pastiçeri etj.

Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti dhe Drejtori i Përgjithshëm i Autoritet Kombëtar të Ushqimit (AKU), Isuf Shehu vendosën sot,  pullën e inspektimit të sigurisë ushqimore, në një nga restorantet në plazhin e Durrësit, si shenja qe tregon se ky subjekt është kontrolluar nga inspektorët e AKU-së.

Vendosja e pullës së inspektimit, që është një strishës jeshile, është pjese e projektit per sigurine ushqimore, i cili perfshin mbi 300 subjekte të cilat operojnë në fushën ushqimore ( restorante, lokale, fast food etj).

Çdo konsumator mund te gjej kete stishe ne hyrje te ambjentit ushqimor dhe te marre garancine e inspektimit nga AKU.
Ministri Panariti beri  te ditur per median se ishte  prezent në inspektimin rigoroz të këtij restoranti ku u aplikua per here te pare pulla e inspektimit dhe u shpreh se, inspektimit të AKU-së do t’i nënshtrohen të gjithe subjektet të cilat operojnë në fushën ushqimore

photo-3Panariti u shpreh se vendosja e kësaj pulle inspektimi, është garanci për sigurinë e konsumatorit. Gjithë rrjeti ushqimor në vend do t’i nënshtrohet monitorimit dhe inspektimit sipas kritereve të përcaktuara në ligjin e ushqimit, deklaroi ministri Panariti .

Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i AKU, Isuf Shehu, në lidhje me këtë nismë tha se kjo certefikatë prodhon një garanci për konsumatorin .

“Kjo çertifikatë prodhon një garanci për konsumatorin, pasi çdo restorant apo subjekt që e mban, do të thotë që është i kontrolluar në mënyrë rigoroze. Po ashtu, kjo certifikatë është edhe një përgjegjësi më e madhe për inspektorët, të cilët nuk mund të neglizhojnë asgjë gjatë kontrollit të tyre”, u shpreh Shehu.

Çdo subjekt që do të përmbaje logon e sigurisë, pullën e inspektimit, e cila detyrimisht do të ngjitet në vende të dukshme, është i kontrolluar nga AKU dhe plotëson kushtet, sipas legjislacionit shqiptar, për garantimin e sigurisë ushqimore.

Gjithashtu AKU ka hartuar një plan të veçantë masash për sigurinë ushqimore, për sezonin turistik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.