Bota

Putin i përgjigjet NATO-s me sisteme raketore

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha në një samit të Aleancës në Turqi, se veprimet e NATO-s ishin mbrojtëse dhe proporcionale, në linjë me angazhimet ndërkombëtare.

Duke folur në Stamboll, në takimin e Asamblesë parlamentare të Aleancës, Stoltenberg foli për marrëdhëniet me Rusinë, grushtin e dështuar të shtetit në Turqi dhe zgjedhjet në SHBA.

Në lidhje me Rusinë, ai tha se kanë mbrojtjen e fortë me dialogun. Stolternberg shtoi se trupat e NATO-s në baltik u dërguan pas sjelljes agresive të Rusisë në Ukrainë.

Rusia do të vendosë dy sisteme të tjera të avancuara raketore në rajonin baltik, në territoret e Kaliningradit, në një përgjigje direkte të zgjerimit të NATO-s në Europën Lindore.

Kaliningrad është një territor rus i shkëputur nga Rusia, i vendosur mes Polonisë dhe Lituanisë.

Presidenti Vladimir Putin ka ironizuar në një dokumentar të Oliver Stone “Ukraina në Zjarr”, i cili u transmetua mbrëmë në “Ren TV”, se “Nuk e kuptoj logjikën e partnerëve tanë.

Ndonjëherë ata duket se kërkojnë të vendosin disiplinë në Aleancën e tyre Atlantike, për të vendosur anëtarët në linjë. Dhe për këtë iu nevojitet një armik i jashtëm”. Putin shpjegoi pse është i shqetësuar për zgjerimin e NATO-s.

“Kur një vend i bashkohet NATO-s, bëhet pothuajse e pamundur për t’i rezistuar presionit të një anëtari të madh të Aleancës, si SHBA, dhe kështu mund të lejojë gjithçka: një sistem mbrojtjeje raketore, baza të reja apo edhe nëse duhet, sisteme të goditjes raketore”. Putin tha se Rusia është e detyruar të kundërpërgjigjet

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button