☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 01 Tetor 2026
S&P 500 7,673 ▲0.28%
DOW 50,915 ▲0.02%
NASDAQ 26,924 ▲0.23%
NAFTA 93.03 ▲2.89%
ARI 4,208 ▲0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
₿ CRYPTO
BTC $84,640 ▲ +1% ETH $2,694 ▲ +0.72% XRP $1.4950 ▲ +0.13% SOL $117.7000 ▼ -0.2%
S&P 500 7,673 ▲0.28 % DOW 50,915 ▲0.02 % NASDAQ 26,924 ▲0.23 % NAFTA 93.03 ▲2.89 % ARI 4,208 ▲0.51 % S&P 500 7,673 ▲0.28 % DOW 50,915 ▲0.02 % NASDAQ 26,924 ▲0.23 % NAFTA 93.03 ▲2.89 % ARI 4,208 ▲0.51 %
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
01 Tet 2026
Breaking
Ukraina

Putin në forumin Valdai: bota po kalon një moment të rrezikshëm, paralajmëron Perëndimin për Kaliningradin

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi të enjten se bota po kalon një "moment të rrezikshëm" dhe paralajmëroi Perëndimin të mos e përshkallëzojë përballjen për Ukrainën duke kërcënuar enklavën ruse të Kaliningradit, të cilën Moska ka thënë se do ta mbrojë me armë bërthamore nëse është e nevojshme.

Duke folur në forumin ndërkombëtar “Valdai” të ekspertëve të Rusisë në Moskë, presidenti rus paralajmëroi drejtpërdrejt: “Nëse vjen te një sulm i drejtpërdrejtë ndaj Federatës Ruse – në këtë rast po flasim për Kaliningradin, dhe ndoshta edhe për territore të tjera – çështja e vendosjes nga Federata Ruse të të gjitha armëve në dispozicion të vendit tonë do të jetë, sigurisht, në mënyrë të pashmangshme dhe menjëherë në rendin e ditës. Kjo është e pashmangshme.”

Komentet, siç njofton Reuters, vijnë pas një note diplomatike ruse që NATO-ja tha se e mori këtë javë, ku paralajmërohej se Moska do të ishte gati të përdorte armë bërthamore nëse aleanca do të tentonte të izolonte Kaliningradin. Sekretari i përgjithshëm Mark Rutte u përgjigj se NATO-ja është aleancë mbrojtëse dhe se kërcënimet bërthamore nuk ndihmojnë.

Putin tha se Rusia nuk kishte zgjedhje tjetër veçse të niste luftën në Ukrainë për të mbrojtur sigurinë e saj, duke theksuar se Moska nuk ka plane të sulmojë asnjë vend evropian dhe dëshiron të bashkëjetojë në paqe. Ai pranoi se Franca dhe Britania janë fuqi bërthamore, por shtoi: “Askush tjetër nuk zotëron llojin e armëve që Rusia ka sot. Kjo është avantazhi ynë konkurrues.”

Lideri rus u ndal edhe te rreziku i përshkallëzimit: “Duhet ta kuptojmë se momenti kur asgjë nuk mund të ndryshohet më mund të vijë shumë shpejt dhe papritur për të gjithë… Kjo është një rrugë drejt buzës së humnerës.”

Ai u shpreh gati për një takim trilateral me presidentin kinez Xi Jinping dhe presidentin amerikan Donald Trump, nëse hartohet një axhendë e duhur. Ndërkohë, Putin përjashtoi mundësinë e ndalimit të sulmeve ruse ndaj objektivave ukrainase në zonën e Detit të Zi, por pranoi se sulmet ukrainase ndaj rafinerive të naftës në Rusi i kanë kushtuar vendit të tij 1% të PBB-së, dhe tha se Moska nuk po planifikon “nesër” të sulmojë fabrikat e armëve në Evropë që furnizojnë Ukrainën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.