☁️
Tiranë 14°C · Vranët 25 Nëntor 2026
S&P 500 6,992 ▼2.9%
DOW 49,000 ▼2.04%
NASDAQ 22,743 ▼4.17%
NAFTA 82.80 ▲0.91%
ARI 3,485 ▼2.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
₿ CRYPTO
BTC $57,564 ▼ -4.84% ETH $1,620 ▼ -4.58% XRP $0.8956 ▼ -3.18% SOL $66.4700 ▼ -5.03%
S&P 500 6,992 ▼2.9 % DOW 49,000 ▼2.04 % NASDAQ 22,743 ▼4.17 % NAFTA 82.80 ▲0.91 % ARI 3,485 ▼2.94 % S&P 500 6,992 ▼2.9 % DOW 49,000 ▼2.04 % NASDAQ 22,743 ▼4.17 % NAFTA 82.80 ▲0.91 % ARI 3,485 ▼2.94 %
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
25 Nën 2026
Breaking
Politika

Berisha: Është tragjik refuzimi i shtëpive botuese për të publikuar librin për McGonigalin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama për korrupsion transnacional dhe SPAK-un për mosveprim në hetimin e dosjes shqiptare të ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal.

Gjatë promovimit të librit me autorësi të Alfred Lelës, “McGonigal – Historia e agjentit të FBI në Tiranë”, këtë të mërkurë, Berisha e cilësoi botimin si një dokument të rëndësishëm për të kuptuar përmasat e korrupsionit dhe lidhjet mes zyrtarëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë.

“Tragjike është tjetra. Refuzimi, tërheqja e shtëpive botuese për të publikuar librin e Alfred Lelës. McGonigali nuk është një individ. McGonigali është përfaqësues i zyrtarëve të atij niveli, shumë më të lartë se të atij niveli, të niveleve më të larta të ekzekutivit”, deklaroi Berisha.

Berisha u ndal te dënimi i McGonigalit nga drejtësia amerikane, duke e cilësuar këtë si dëshmi se institucionet amerikane hetuan dhe ndëshkuan veprimet e tij. Në kontrast, ai akuzoi SPAK-un se nuk ka ndërmarrë veprime të ngjashme për dosjen që lidhet me Shqipërinë.

“Për McGonigalin, dosja fle, i ka rënë një okë pluhur dhe asgjë nuk bëhet”, u shpreh kreu i PD-së.

Sipas tij, mosveprimi i drejtësisë shqiptare lidhet me faktin se çështja prek, siç pretendoi ai, kryeministrin Edi Rama.

Një tjetër kritikë e Berishës ishte refuzimi i disa shtëpive botuese për të publikuar librin e Alfred Lelës. Ai e cilësoi këtë si një rast censurimi dhe presioni mbi botën e botimeve. Berisha tregoi se autori i kishte kërkuar ndihmë pasi nuk po gjente një shtëpi botuese të gatshme për ta publikuar veprën, ndërsa e inkurajoi që ta botonte vetë.

“Por libri u publikua dhe libri është monument. Libri mbetet, librat janë monumente”, tha Berisha.

Në pjesën përmbyllëse të fjalës së tij, kryetari i PD-së përsëriti akuzat ndaj qeverisë, duke e cilësuar Shqipërinë si “narkoshtetin më të konsoliduar të planetit”.

Ai akuzoi gjithashtu zhvlerësimin e lekut, duke theksuar se monedha shqiptare po dëmton ekonominë dhe se institucionet e mediat nuk po i trajtojnë këto probleme me vëmendjen e duhur.

Berisha u bëri thirrje qytetarëve dhe komunitetit ndërkombëtar të mos heshtin përballë korrupsionit dhe kapjes së institucioneve.

“Ne duhet të luftojmë, të luftojmë dhe vetëm të luftojmë”, deklaroi Berisha, duke paralajmëruar se përgjigjen përfundimtare do ta japë sovrani.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.