☁️
Tiranë 14°C · Vranët 25 Nëntor 2026
S&P 500 6,992 ▼2.9%
DOW 49,000 ▼2.04%
NASDAQ 22,743 ▼4.17%
NAFTA 82.80 ▲0.91%
ARI 3,485 ▼2.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
₿ CRYPTO
BTC $57,564 ▼ -4.84% ETH $1,620 ▼ -4.58% XRP $0.8956 ▼ -3.18% SOL $66.4700 ▼ -5.03%
S&P 500 6,992 ▼2.9 % DOW 49,000 ▼2.04 % NASDAQ 22,743 ▼4.17 % NAFTA 82.80 ▲0.91 % ARI 3,485 ▼2.94 % S&P 500 6,992 ▼2.9 % DOW 49,000 ▼2.04 % NASDAQ 22,743 ▼4.17 % NAFTA 82.80 ▲0.91 % ARI 3,485 ▼2.94 %
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
25 Nën 2026
Breaking
Politika

Berisha: Më 28 Nëntor të bashkohemi në protestën më të fuqishme për të nderuar flamurin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje këtë të mërkurë për mobilizim mbarëkombëtar në protestën e 28 Nëntorit, duke e cilësuar Ditën e Flamurit jo vetëm si festë, por edhe si një ditë kushtrimi kundër qeverisë.

Duke folur në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, Berisha deklaroi se opozita nuk heq dorë kurrë nga protestat, ndërsa u drejtoi një ftesë të hapur të gjitha forcave të tjera politike, pavarësisht kundërshtive mes tyre, që të bashkohen përballë asaj që ai e quajti një “rrezik ekzistencial” për vendin.

“Çfarë do të thotë që ne duhet të mobilizohemi, të angazhohemi dhe ne nga protesta s’heqim dorë kurrë.

Por ne ftojmë të gjitha forcat politike me të cilat mund të kemi kundërshti nga më të mëdhatë, por asnjë prej tyre nuk janë rrezik ekzistencial. Të bashkohemi kundër këtij rreziku ekzistencial dhe pastaj të votojnë shqiptarët të lirë për cilindo duan. Por këta janë një bandë që kanë humbur çdo lloj norme morale e ligjore.

28 Nëntori është ditë feste, por është ditë kushtrimi. Shqiptarët, demokratet nga të katër anët e Shqipërisë të bashkohen me protestën më të fuqishme qytetare rinore për të nderuar flamurin kundër këtyre faqezinjve me 100 flamuj, që vetëm flamur kombëtar nuk kanë, që kanë llogaritë bankare dhe xhepat e tyre për flamuj. Ndaj dhe duhet këto ditë që na ndajnë nga kjo datë e shënuar e historisë të bëjmë gjithçka për nderimin më të madh të flamurit duke i dhënë përgjigjet e merituara armikut të egër të flamurit dhe të qenies kombëtare, Padrinos dhe organizatës së tij kriminale”, është shprehur Berisha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.