☁️
Tiranë 14°C · Vranët 25 Nëntor 2026
S&P 500 6,992 ▼2.9%
DOW 49,000 ▼2.04%
NASDAQ 22,743 ▼4.17%
NAFTA 82.80 ▲0.91%
ARI 3,485 ▼2.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
₿ CRYPTO
BTC $57,564 ▼ -4.84% ETH $1,620 ▼ -4.58% XRP $0.8956 ▼ -3.18% SOL $66.4700 ▼ -5.03%
S&P 500 6,992 ▼2.9 % DOW 49,000 ▼2.04 % NASDAQ 22,743 ▼4.17 % NAFTA 82.80 ▲0.91 % ARI 3,485 ▼2.94 % S&P 500 6,992 ▼2.9 % DOW 49,000 ▼2.04 % NASDAQ 22,743 ▼4.17 % NAFTA 82.80 ▲0.91 % ARI 3,485 ▼2.94 %
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
25 Nën 2026
Breaking
Politika

Berisha thirrje demokratëve për protestën e 28 nëntorit: Të bashkohemi në protestën më të fuqishme qytetare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje demokratëve dhe qytetarëve që t’i bashkohen protestës së paralajmëruar për 28 nëntorin në Tiranë.

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Berisha e cilësoi këtë datë si një ditë kushtrimi për shqiptarët, duke kërkuar pjesëmarrje në atë që e përshkroi si protestën më të fuqishme qytetare dhe rinore.

Ai akuzoi qeverinë për largim nga interesat kombëtare dhe u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në protestë në nder të flamurit shqiptar.

Në të njëjtën mbledhje, kreu i demokratëve rikonfirmoi qëndrimin e PD-së për zgjerimin e bashkëpunimit me forcat e tjera politike, pavarësisht dallimeve ideologjike dhe qëndrimeve politike, me synimin e përbashkët për largimin e Edi Ramës nga pushteti.

“Ne ftojmë të gjitha forcat politike, me të cilat mund të kemi kundërshti nga më të mëdhatë, por asnjë prej tyre nuk është rrezik ekzistencial. Të bashkohemi kundër këtij rreziku esencial dhe pastaj të votojnë shqiptarët të lirë për cilin të duan”, deklaroi Berisha.

Ndërkohë, demokratët kanë vendosur të marrin pjesë në debatin parlamentar për miratimin në tërësi të buxhetit të vitit 2027.

Berisha bëri të ditur se Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend 28 amendamente, përmes të cilave synon, sipas tij, orientimin e fondeve drejt përmirësimit të shërbimeve për qytetarët.

Një prej propozimeve kryesore është vendosja e minimumit jetik në masën 200 mijë lekë në muaj. Sipas kreut të PD-së, amendamentet synojnë gjithashtu frenimin e korrupsionit qeveritar dhe të pasurimit të paligjshëm të zyrtarëve.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.