☁️
Tiranë 32°C · Vranët 30 June 2026
S&P 500 7,496 ▲0.75%
DOW 52,371 ▲0.36%
NASDAQ 26,182 ▲1.4%
NAFTA 69.89 ▼1.22%
ARI 4,044 ▲0.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1416 EUR/GBP 0.8620 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 94.1999 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3848 EUR/TRY 53.2600 EUR/JPY 184.81 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1416 EUR/GBP 0.8620 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 94.1999 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3848 EUR/TRY 53.2600 EUR/JPY 184.81 EUR/CAD 1.6216
₿ CRYPTO
BTC $58,428 ▼ -2.51% ETH $1,571 ▼ -0.96% XRP $1.0400 ▼ -1.18% SOL $73.3800 ▼ -0.99%
S&P 500 7,496 ▲0.75 % DOW 52,371 ▲0.36 % NASDAQ 26,182 ▲1.4 % NAFTA 69.89 ▼1.22 % ARI 4,044 ▲0.12 % S&P 500 7,496 ▲0.75 % DOW 52,371 ▲0.36 % NASDAQ 26,182 ▲1.4 % NAFTA 69.89 ▼1.22 % ARI 4,044 ▲0.12 %
EUR/USD 1.1416 EUR/GBP 0.8620 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 94.1999 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3848 EUR/TRY 53.2600 EUR/JPY 184.81 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1416 EUR/GBP 0.8620 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 94.1999 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3848 EUR/TRY 53.2600 EUR/JPY 184.81 EUR/CAD 1.6216
30 Jun 2026
Breaking
Bota

Putini dhe Poroshenko i japin njëri-tjetrit dorën

Ndërkohë që në Minsk zhvilloheshin bisedimet Putin Poroshenko, në Ukrainën lindore pati përsëri luftime të ashpra. Poroshenko bëri thirrje për një plan paqeje, Putini për një zgjidhje paqësore të konfliktit.

putin_poroshenko
Qëllimi i takimin kokë më kokë mes kreut të Kremlinit Vladimir Putin dhe presidentit të Ukrainës Petro Poroshenko është që t’i jepet fund gjakderdhjes në Ukrainë dhe që të kërkohet një kompromis politik. “Në Minsk vendoset fati i botës dhe i Evropës,” tha Poroshenko në Minsk. Putini i bëri thirrje Ukrainës për një zgjidhje paqësore të konfliktit, në të cilat kanë vdekur tashmë më shumë se 2000 vetë.

Në fillim të takimit Putini dhe Poroshenko i dhanë para kamerave njëri-tjetrit dorën.

Jo fajësime në publik

Ky ishte takimi i tyre i parë prej gati tre muajsh. Poroshenko bëri thirrje për një plan paqeje dhe sipas agjencive ruse të lajmeve u bëri thirrje anëtarëve të Bashkimit Doganor Euroaziatik – ku bëjnë pjesë Rusia, Bjellorusia dhe Kazakistani – për të marrë pjesë në një konferencë donatorësh për Ukrainën lindore në nevojë. Sipas vëzhguesve Poroshenko dhe Putin i shmangën të paktën gjatë bisedimet në raund të gjerë akuzat dhe fajësimet ndaj njëri tjetrit.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i konsideron bisedimet në Minsk si të suksesshme, njoftoi të martën në mbrëmje agjencia ruse e lajmeve Interfax. Ministri i Jashtëm i Ukrainës Pavel Klimkin tha ndërkohë në Kiev për kanalin televiziv ICTV, se Poroshenko dhe Putini kishin folur edhe për një partneritet të Ukrainës me Bashkimin Evropian. “Diskutimi kishte qenë shumë i vështirë, por interesant”, tha Klimkin.

Në Ukrainën lindore vazhdojnë luftimet

Ndërkohë që në kryeqytetin e Bjellorusisë Minsk zhvilloheshin bisedimet me dyer të mbyllura, në Ukrainën lindore pati përsëri luftime të forta. So Kievi zyrtar dhe rebelët njoftuan për luftime të ashpra. Brenda 24 orëve janë vrarë rreth 250 militantë, njoftoi Këshilli i Sigurimit të Ukrainës. Sipas njoftimeve të agjencive ruse që u referohen separatistëve janë vrarë apo të lënduar gjithashtu dhe më shumë se 80 ushtarë dhe më shumë se 40 janë zënë rob. Sipas Këshillit të Sigurimit në Kiev janë vranë gjithashtu dhe katër roje kufitare. Gjatë bombardimeve të qytetit Donetsk janë vrarë edhe tre civilë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.