Putini pret sot në Kremlin Dodikun dhe kryeministrin e Republika Serbe Savo Miniq
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov: "Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Republika Serbe janë historike, tradicionale dhe shumë të ngushta"

Presidenti rus Vladimir Putin pritet sot në Kremlin me presidentin e SNSD-së Milorad Dodik dhe kryeministrin e Republika Serbe Savo Miniq, të cilët ndodhen në Moskë në një vizitë pune, siç njofton Danas duke cituar agjencinë RIA Novosti.
“Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Republika Serbe janë historike, tradicionale dhe shumë të ngushta”, tha zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov, para gazetarëve, sipas transmetimit të RIA Novosti-së.
“Gjatë pjesës së dytë të ditës, Putini do të presë në Kremlin kryeministrin e Republika Serbe Savo Miniq dhe presidentin e SNSD-së Milorad Dodik, të cilët ndodhen në Moskë në një vizitë pune”, tha Peskov, citim të cilin e transmeton RIA Novosti.
Takimi në Kremlin vjen në një moment kur Republika Serbe po përballet me tensione të brendshme politike dhe me marrëdhëniet e saj me institucionet e Bosnje-Hercegovinës, ndërsa Moska vazhdon të jetë një ndër aleatët kryesorë ndërkombëtarë të udhëheqjes së entitetit serb.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.