🌤️
Tiranë 9°C · Kryesisht kthjellët 22 Nëntor 2026
S&P 500 6,910 ▼3.7%
DOW 48,147 ▼1.93%
NASDAQ 22,618 ▼5.28%
NAFTA 83.41 ▲1.18%
ARI 3,515 ▼4.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725
₿ CRYPTO
BTC $59,287 ▲ +6.34% ETH $1,663 ▲ +7.28% XRP $0.9205 ▲ +5.68% SOL $69.4900 ▲ +6.34%
S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲1.18 % ARI 3,515 ▼4.62 % S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲1.18 % ARI 3,515 ▼4.62 %
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725
22 Nën 2026
Breaking
Teknologji

Autoritetet e Floridës i kërkojnë gjykatës të bllokojë ChatGPT-në e OpenAI-t për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë

Autoritetet në Florida i kanë kërkuar një gjykate shtetërore të ndalojë OpenAI-n që të vazhdojë zhvillimin e ChatGPT-së derisa të vendosen masa mbrojtëse për të garantuar sigurinë e përdoruesve dhe të publikut të gjerë.

“Mos e quani të sigurt. Mos pretendoni se është njeri. Mos ua shisni fëmijëve”, tha Prokurori i Përgjithshëm i Floridës, James Uthmeier, në një deklaratë të publikuar në platformën X, ku njoftoi për çështjen gjyqësore të hënën.

Uthmeier, një republikan, ka shërbyer si shef i stafit për guvernatorin republikan të Floridës, Ron DeSantis.

Thirrja për rregullimin e ChatGPT-së dhe mjeteve të tjera të inteligjencës artificiale (IA) bie ndesh me qëndrimin e administratës së Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili ka shprehur rezerva ndaj idesë së vendosjes së masave mbrojtëse dhe i ka cilësuar paralajmërimet si “mashtrime”.

Uthmeier deklaroi se shteti po i kërkon Gjykatës së Qarkut të 10-të Gjyqësor të Floridës, në Qarkun Highlands, të ndërhyjë, veçanërisht duke u bazuar në paralajmërimet e fundit të CEO-s së OpenAI-t, Sam Altman, se IA-ja përbënte rrezik për publikun nëse nuk i nënshtrohej masave mbrojtëse.

Njerëzimi mund të “humbasë kontrollin mbi të ardhmen e IA-së”, u shpreh Altman javën e kaluar para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, së bashku me drejtuesit e kompanive rivale zhvilluese, Anthropic dhe Hugging Face, të cilët gjithashtu bënë thirrje që autoritetet të ndërhynin për të orientuar industrinë.

“Ne i kërkojmë gjykatës të bëjë atë që OpenAI nuk do ta bëjë vetë: të mbrojë familjet e Floridës”, tha Uthmeier.

Kërkesa nga Florida pason një padi që shteti ngriti më herët gjatë këtij viti lidhur me ndikimin që ChatGPT-ja kishte te fëmijët dhe të tjerët.

Shteti pretendoi se përdoruesit po “nxiteshin” të kryenin vetëvrasje dhe se IA-ja kishte “ndihmuar dhe lehtësuar akte dhune vdekjeprurëse”.

Kjo ishte një nga një sërë padish në rritje në mbarë vendin, të ngritura nga persona që pretendojnë se janë viktima të IA-së, përfshirë familjet e fëmijëve që dyshohet se kanë kryer vetëvrasje pasi iu drejtuan chatbot-it për këshilla. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.