⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,872 ▼ -0.34% ETH $2,241 ▲ +0.04% XRP $1.1614 ▼ -2.62% SOL $89.7400 ▼ -0.85%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Kronika

Qëlluan me armë nga jahti dhe tentuan të largoheshin, 4 të ndaluar në Palasë

Mbrëmjen e së dielës u dëgjuan të shtëna me armë zjarri nga një jaht që lundronte në Palasë. Njoftimi, i cili erdhi rreth orën 21:00, vuri në lëvizje Policinë Kufitare, Delta Force dhe FNSH që nisën një operacion prej dy orësh për kapjen e mjetit lundrues.

Pasi ia dolën ta shoqëronin në kalatat e Porto Palermos, policia ka ndaluar 4 persona që ndodheshin në bord.

Sipas burimeve, janë ndaluar B. Çela, A.Kastrati, H. Noku dhe L.Haso, por ende nuk dihen rrethanat pse kanë ndodhur të shtënat apo tentativa për t’i shpëtuar policisë.

Sipas informacioneve, jahti fillimisht kishte marrë drejtimin për në Greqi, por më pas ndryshoi kurs. Gjatë ndjekjes, njëri prej personave në bord u hodh në det dhe u kap më pas nga Policia Kufitare.

Burime bëjnë me dije se gjatë ndjekjes, dy nga personat që ndodheshin në bordin e jahtit, tentuan të afroheshin në breg me gomone për t’i ikur policisë. Por, pasi konstatuan praninë e efektivëve në tokë, ata u kthyen sërish drejt jahtit.

Sipas të njëjtave burime, në përpjekje për t’iu shmangur autoriteteve, jahti fiku dritat dhe vijoi lëvizjen në det.
Mjeti lundrues i është nënshtruar kontrollit të imtësishëm nga forca të shumta policie, por ende nuk dihet se çfarë është gjetur.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.