Ekonomia

Qeveria e Japonisë 6 milionë Yen ndihma për zonat e përmbytura

Qeveria Japoneze ka miratuar sot dhënien e ndihmës së emergjencës,  Qeverisë Shqiptare për zonat e përmbytyra në vlerën 6 milionë Yen.

japan-flagLajmin  e bëri të ditur për ATSH-në, Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) e cila duke cituar Ministrinë e Jashtme Japoneze, ve në dukje se, qeveria e Japonisë ka miratuar dhënien e ndihmës me mallra të asistencës së emergjencës me vlerë 6 milionë Yen (batanije, dyshekë etj) për Republikën e Shqipërisë.

Ndihmat do të lëvrohen në Shqipëri nga Agjensia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA).

Qeveria e Japonisë vendosi të japë asistencë emergjence nisur nga këndvështrimi humanitar por gjithashtu edhe në kuadër të marrëdhënieve miqësore midis Japonisë dhe Republikës së Shqipërisë,  thuhet ne njoftimin  e JICA-s.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button