Maqedonia

Qeveria e Maqedonise angazhon ushtrine ne shuarjen e zjarreve

Zjarret tek Makedonski Brodi ende janë aktiv, ndërsa për shuarjen e tyre janë angazhuar edhe pjesëtarë të ARM-së.

Për zjarret mbrëmë në seancë debatoi Qeveria e Republikës së Maqedonisë. Zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski deklaroi se zjarri në orën 20 ende ka qenë aktiv në Lutovec dhe në drejtim të Suva gorës dhe se ka pasur tendencë që të zgjerohet drejt fshatit Zdunje dhe shtëpitë e para në Trebovle.

Me kërkesë të DMSH-së, në shuarje kanë qenë të përfshirë edhe dy helikopterë të ARM-së, ndërsa në mënyrë plotësuese janë aktivizuar edhe dy togje këmbësorike nga batalioni i katërt i ARM-së nga Kërçova.

Për shkak të zjarreve, është thirrur Komiteti drejtues për koordinim dhe menaxhim në sistemin për menaxhim me kriza në të cilin janë të anëtarësuar ministrat qeveritarë për Mbrojtje, Punë të Brendshme, Transport dhe Lidhje dhe Shëndetësi, si dhe drejtori i DMSH-së.

Më shumë informata për ballafaqimin me zjarret tek Makedonski Brodi pritet të kumtojë drejtori i DMSH-së Shaban Saliu në konferencën për shtyp të caktuar për në orën 12.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button